Radar
FOTO/ Këta 2 fëmijë sot kërkojnë të udhëheqin Kosovën
Në rrjetet sociale është publikuar një foto e fëmijërisë së liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtrueses së detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Fotoja është bërë virale pas marrëveshjes së bashkëpunimit që kanë bërë Kurti me Osmanin për garimin në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit dhe Iniciativa e Vjosa Osmanit kanë nënshkruar marrëveshje për të garuar në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në rast të fitores parashikohet që Kurti të marrë drejtimin e qeverisë ndërsa Osmani atë të Presidentes