Lidhu me ne

Temporal

Paradoksi i pushtetit

Nga Irena Beqiraj

Në shekullin e 19, historiani britanik, Lord Acton, do të vërente se “pushteti tenton të korruptojë dhe pushteti absolut të korrupton tërësisht”.

Që nga ajo kohë, studiuesit duke filluar nga psikologët, neurologët, historianët, ekonomistët, kanë studiuar në një katalog të plotë këtë thënie. Dacher Keltner e quajti “paradoksi i pushtetit”.

“Sado modestë, idealistë, të shkolluar, të ndjeshëm ndaj ligjit edhe qeverisjes së mirë t’i zgjedhim udhëheqësit, sapo ata mbërrijnë në majën e pushtetit, gjithçka zhduket si me magji”.

Në një studim të vitit 2014, tre neurologë amerikanë përdorën një makinë stimuluese magnetike për të provuar efektet e pushtetit. Ata zbuluan se ndjenja e pushtetit dëmton rëndë procesin mendor që quhet ndryshe “pasqyrim”, i cili luan rolin kryesor në përcaktimin e ndjesive dhe të ndjeshmërisë.

Qeniet njerëzore kanë tendencën “të pasqyrojnë” gjatë gjithë kohës. Dikush tjetër qesh, edhe ju qeshni; dikush mërzitet, kjo ju mërzit edhe juve. Individët me pushtet sipas neurologëve “pasqyrojnë” shumë më pak. Sipas studimit, ata humbasin lidhjen me qeniet e tjera njerëzore, ose shkëputen nga realiteti.

Kjo i bën edhe më cinik, i shtyn t’i shikojnë të tjerët në një dritë negative. Ata kanë shumë gjasa të mendojnë se shumica e njerëzve janë dembelë, jo të besueshëm, se njerëzit duhet të mbikëqyren, monitorohen, menaxhohen, rregullohen, pse jo edhe të censurohen. Thjesht ndihen superiorë.

Ato mund të gjykojnë, por çdo gjykim mbi ta është i gënjeshtërt, i padenjë, është një paragjykim i bazuar tek padituria, apo negativiteti. Pushteti është “një substancë” që jo vetëm krijon varësi, por shkakton efektet anësore të supremacisë edhe mungesës së ndjeshmërisë.

Pushteti transformon, duke dëmtuar racionalitetin e të menduarit. Prandaj pushtetarët kapen duke bërë po të njëjtat praktika keqqeverisje, mosrespektimi të ligjit edhe të etikës, edhe pse këto të fundit, i kanë dënuar me forcë gjatë kohës kur nuk kanë qenë në pushtet.

Historia thjesht përsëritet. Kjo shpjegon faktin pse shumë revolucione, si ai francez i shekullit 18 -të (1789), ai rus i vitit 1917, apo Pranvera Arabe (2011), të cilët janë ushqyer nga e njëjta dinamikë “masat që përpiqen të përmbysin një udhëheqës tiran”, kanë dështuar.

Në gërmadhat e rënies së një despoti është ngjitur një udhëheqës, i cili padyshim ka zhvilluar epshin e tij të pangopur për pushtet. Revolucioni Francez solli Napoleonin. Revolucioni Rus prodhoi Leninin dhe Stalinin. Egjipti, gjithashtu, po përjeton pushtetin e një diktatori tjetër.

As pakënaqësia e shfaqur ndaj liderëve dhe njerëzve në pushtet, nuk na ka siguruar që pasardhësi do të jetë i imunizuar ndaj substancës së pushtetit. Pavarësisht profesionit artist, ekonomist, jurist, mjek apo inxhinier, pavarësisht prejardhjes nga jugu apo veriu, pavarësisht karakterit bajraktar, apo të djalit modern të bulevardit, pavarësisht se kur nuk kanë qenë në pushtet, kanë shfaqur vizionin, përultësinë, idealet e burrave të shtetit, liderët përfundojnë në pushtetarë të rëndomtë të cilët janë gati të bëjnë çdo gjë për ta mbajtur atë.

E pra, nuk janë emrat që na sigurojnë që pushteti nuk do t’i korruptojë, por janë sistemet që sipas ekonomistit amerikan, Dr.Robert Klitgaard, duhet të kufizojnë monopolizimin e pushtetit, duhet të minimizojnë diskrecionin dhe të rrisin llogaridhënien. Ky është sistemi për të cilin fliste kryetari i opozitës në vitin 2013, por që dështoi katërcipërisht ta instalonte një të tillë.

Sot pushteti në duart e liderit është absolut. Aq shumë pushtet ka akumuluar në duart e tij sa çdo funksion apo vendimmarrje e organeve të tjera, të cilat janë padyshim mekanizma e balancës dhe kontrollit, konsiderohet nga ai vetë akte formale.

Aq shumë diskrecion ka në zbatimin e ligjit dhe ndjekjes së procedurave, sa shumica e tyre nuk zbatohen fare duke mbetur shkrime të harruara në fletoret zyrtare. Në vend të zbatimit të tyre, sot për çdo çështje kemi një procedurë të veçantë diskrete të miratuar me ligj të veçantë të kopsitur sipas dëshirës së qeverisë.

Llogaridhënia është një nocion i degraduar vetëm në debatin pa vlerë të liderit me gazetarët, ku ka mungesë të theksuar të komunikimit të rezultateve që pritet nga vendimmarrjet e qeverisë apo paqartësi të plotë në argumentimin e tyre, edhe pse janë vendime që do të ndikojnë për një kohë të gjatë në jetën e qytetarëve.

Nëse ndonjë i majtë këto rreshta do t’i konsideronte akuzë për liderin në pushtet do të gabohej, nëse ndonjë i djathtë do ta përcaktote qëllimin e këtyre rreshtave, si ulje të pritshmërive ndaj liderit që pretendon të vijë në pushtet, përsëri gabohet.

Qëllimi i këtyre rreshtave kalon përtej emrave të humanëve që na kanë drejtuar apo pretendojnë të na drejtojnë.

Shkenca sot na tregon se humanët pa përjashtim janë ndikuar dhe do të vazhdojnë të ndikohen nga substanca që lëshon në trurin e tyre brilant pushteti, nëse shoqëria nuk imponon me çdo kusht ndërtimin e sistemeve, të cilat kufizojnë pushtetin e tyre, ulin diskrecionin në vendimmarrje dhe rrisin llogaridhënien, si të vetmet mundësi që siguron e integritet në ekzekutimin e pushtetit.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Mungesa e gjumit/ Si ndikon në shëndetin tuaj. Sa orë gjumë duhet të bëjmë!

Kur nuk flini mjaftueshëm gjumë, mund të ndiheni të lodhur dhe të lodhur për të kaluar ditën, apo jo? Por,...

Kryesore14 orë më herët

KQZ miraton renditjen në fletën e votimit. Ja numrat për çdo subjekt dhe koalicion

KQZ ka miratuar renditjen e partive dhe koalicioneve në fletën e votimit pas shortit.  Renditja e subjekteve: 1.Koalicioni Partia Demokratike...

Kryesore18 orë më herët

“Adriatik Lapaj më mashtroi. Ai është kurth i Sali Berishës për të përçarë votat e djathta” – Akuzat e Dash Sulës

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka rrëfyer ngjarjet rrokamboleske me të cilat është përballur 72 orët e fundit duke akuzuar përveç...

Radar18 orë më herët

“Kemi një ballist këtu, që pasi na njohu s’na u nda më” – Kandidati buzëqesh vesh më vesh pasi Rama e përmendi

Ish-kandidati i PD-së në zgjedhjet e vitit 2017, Halit Valteri, buzëqeshi vesh më vesh pasi kryeministri Rama e përmendi në...

Mix18 orë më herët

Monologu i Sam Rockwell në “The White Lotus” bëhet viral!

Sam Rockwell befasoi shikuesit me një paraqitje surprizë në sezonin e tretë të “The White Lotus”, duke interpretuar një monolog...

Radar18 orë më herët

Nard Ndoka: Berisha s’është politikan më i mirë se unë, Majko adoleshent!

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka deklaruar se është një politikan më i mirë se kreu i PD-së, Sali...

Mix19 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që janë njerëz më të mirë se sa duken

Nëse dikush ju pyet se cila është shenja juaj e zodiakut, ka disa përgjigje që priten me siklet, madje edhe...

Radar19 orë më herët

Pse Donald Trump e mbylli “Zërin e Amerikës”

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për mbylljen e agjencisë së lajmeve “Zëri i Amerikës” të financuar nga qeveria federale...

Sport19 orë më herët

Hamdi Salihi mes 50 golashënuesve më të mirë të Europës për shekullin e 21-të.

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, është renditur i 28-ti në Europë në listën për golashënuesit më të mirë të...

Gatime19 orë më herët

Video / Recetë e thjeshtë për Tiramisu (pa vezë)

Tiramisuja është ëmbëlsira e çdo feste dhe e çdo periudhe të vitit. Ka padyshim një nga shijet më të veçanta...

Facebook