Kryesore
Kryeministri Rama: Ditmir Bushati gaboi!
Në emisionin Open te Eni Vasili në TCH, kryeministri ishte i ftuar për vaksinën, darken e Dubait, çështjen e detit me Greqinë, pritjen në Turqi,etj.
Duke u munduar të ishte patriot i madh në raport me çështjen e detit me Greqinë, kryeministri në një moment tha se “Ditmir Bushati ishte korrekt me negociatat me Greqinë, por… ” dhe nuk e vazhdoi me tej, ndërkohë që moderatorja Eni Vasili e kapi mënjeherë lapsusin e kryeministrit duke insistuar fort se “Bushati nuk gaboi me Greqinë, por ku gaboi që e shkarkuat?”. Edi Rama i gjendur ngushtë shtoi si nëpër dhembë se “Bushati gaboi diku tjetër”.
Kryeministri nuk sqaroi se ku paska gabuar ish-ministri Bushati që e largoi poshtërsisht nga detyra dhe me sa duket dhe nga politika e PS. Edi Rama ka detyrimin ndaj publikut dhe elektoratit të tij të sqaroj se ku ka gabuar apo ku ka shkelur ligjin Ditmir Bushati, pasi derisa i rrëshqiti fjala, duhet ta sqaroj njeherë e mirë këtë akuzë.
Nga ana tjetër Ditmir Bushati ka thënë se ka qenë kundër lojës së Vuçiç për copëtimin e Kosovës, duke aluduar se kryeministri shqiptar Rama e ka shkarkuar pikërisht për këtë qëndrim parimor e patriotik.
Ndërkohë kryeministri e ka fshirë edhe nga listat e kandidatëve për deputet Ditmir Bushatin.
Cili qenka “gabimi” që paska bërë ish-ministri Bushati? Apo se nuk pranoi lojën antikombëtare Vuçiç-Thaçi-Rama për ndarjen e Kosovës?!