Lidhu me ne

Temporal

Të rinjtë profesionistë shqiptare po bëhen milionerë nga puna online për të huajt

Të rinjtë profesionistë shqiptare po bëhen milionerëFoto Ilustruese

Dorian H. është një i ri shqiptar që ka fituar deri më tani 200 mijë dollarë nga puna online për individë dhe kompani jashtë vendit. Profesioni i tij është i lidhur me zhvillimin e web-eve dhe i shet shërbimet e tij në platformën “upworks” kundrejt një pagesë 75 dollarë për orë.

Është mbresëlënëse se Doriani ende një djalë i ri ka arritur të fitojë shumë para duke jetuar në Shqipëri. Si ai janë edhe qindra të rinj dhe të reja nga Shqipëria që shesin njohuritë e tyre në internet. Fitimet e për punën e tyre online janë të konsiderueshme që shkojnë në mijëra dhe qindra mijë dollarë, në disa raste.

Platforma “Upwork” është një aplikacion që liston për punë online profesionistë nga e gjithë bota. Gjatë periudhës së pandemisë regjistrimet nga Shqipëria janë rritur në mënyrë të dukshme. Banka Botërore në një raport të posaçëm për zhvillimin e e-comerce gjatë pandemisë vuri në dukje se Shqipëria pati një numër të lartë të profesionistë që u regjistruan në platformën “upworks”.

Numri i Shqiptarëve të regjistruar në këtë platformë shpesh kaloi atë të vende të zhvilluara.

Elda. K një arkitekte me përvojë 12 vjeçare ka fituar 90 mijë dollarë nga puna e saj online, sipas të dhënave nga platforma “upworks”.

Profesionistët shqiptare përfshijnë fusha të ndryshme që nga shërbime IT, arkitekt, përkthyes, menaxherë, këshillues, ekonomistë, inxhinierë IT, etj.

Të rinjtë shqiptarë profesionistë kanë marrë përgjithësisht vlerësime pozitive nga punëdhënësit, për shkak se ofrojnë shërbime të mira kundrejt një pagesë jo shumë të lartë.

Një e re nga Tirana raportohet të ketë fituar 60 mijë dollarë nga përpunime të avancuara te të dhënave në excel. Punëdhënësit e saj ishin të mahnitur për cilësinë e lartë të punës në një afat të shkurtër.

Profesionistët shqiptare ofrojnë punë kundrejt një pagesë që shkon nga 10 dollarë deri në 80 dollarë ora sipas shkallës së vështirësisë së punës. Por për disa shërbime si, arkitektura dhe përkthimi profesionistët shqiptarë kërkojnë pagesa shumë më të ulëta se kolegët e tyre në Rajon dhe në Europë.

Banka Botërorë e sheh e-commerce si një mundësi jo vetëm për profesionistët shqiptare, por edhe për kompanitë shqiptare të cilat mund të shesin prodhimet e tyre në tregje me të mëdha se popullsia e vogël e Shqipërisë prej 2.8 milionë banorësh.

Në një raport të fundit, “Diagnostikimi i E-commerce në Shqipëri” Banka Botërore tha se karantina nxiti e-commerce globalisht dhe ashtu si kudo në Shqipëri bizneset u përpoqën që të përshtateshin me kushtet që kishin drejt një tregtie online edhe pse të cunguar.

“Në 2020, kriza e COVID-19 ka çuar në një nxitje të madhe drejt dixhitalizimit të ekonomisë shqiptare. Një anketë e Bankës Botërore me Sipërmarrjet për vitin 2020 tregon se 20 për qind e firmave shqiptare të anketuara ose kanë nisur ose kanë rritur aktivitetin e biznesit online gjatë pandemisë së COVID-19. Në një anketë me konsumatorët Banka Botërore tregoi se 55 për qind e të aknketuarve ishin përgjigjur se kishin rritur përdorimin e shoppin-ut online që nga nisja e pandemisë”, vlerëson Banka./ Monitor

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Mungesa e gjumit/ Si ndikon në shëndetin tuaj. Sa orë gjumë duhet të bëjmë!

Kur nuk flini mjaftueshëm gjumë, mund të ndiheni të lodhur dhe të lodhur për të kaluar ditën, apo jo? Por,...

Kryesore14 orë më herët

KQZ miraton renditjen në fletën e votimit. Ja numrat për çdo subjekt dhe koalicion

KQZ ka miratuar renditjen e partive dhe koalicioneve në fletën e votimit pas shortit.  Renditja e subjekteve: 1.Koalicioni Partia Demokratike...

Kryesore19 orë më herët

“Adriatik Lapaj më mashtroi. Ai është kurth i Sali Berishës për të përçarë votat e djathta” – Akuzat e Dash Sulës

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka rrëfyer ngjarjet rrokamboleske me të cilat është përballur 72 orët e fundit duke akuzuar përveç...

Radar19 orë më herët

“Kemi një ballist këtu, që pasi na njohu s’na u nda më” – Kandidati buzëqesh vesh më vesh pasi Rama e përmendi

Ish-kandidati i PD-së në zgjedhjet e vitit 2017, Halit Valteri, buzëqeshi vesh më vesh pasi kryeministri Rama e përmendi në...

Mix19 orë më herët

Monologu i Sam Rockwell në “The White Lotus” bëhet viral!

Sam Rockwell befasoi shikuesit me një paraqitje surprizë në sezonin e tretë të “The White Lotus”, duke interpretuar një monolog...

Radar19 orë më herët

Nard Ndoka: Berisha s’është politikan më i mirë se unë, Majko adoleshent!

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka deklaruar se është një politikan më i mirë se kreu i PD-së, Sali...

Mix19 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që janë njerëz më të mirë se sa duken

Nëse dikush ju pyet se cila është shenja juaj e zodiakut, ka disa përgjigje që priten me siklet, madje edhe...

Radar19 orë më herët

Pse Donald Trump e mbylli “Zërin e Amerikës”

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për mbylljen e agjencisë së lajmeve “Zëri i Amerikës” të financuar nga qeveria federale...

Sport19 orë më herët

Hamdi Salihi mes 50 golashënuesve më të mirë të Europës për shekullin e 21-të.

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, është renditur i 28-ti në Europë në listën për golashënuesit më të mirë të...

Gatime20 orë më herët

Video / Recetë e thjeshtë për Tiramisu (pa vezë)

Tiramisuja është ëmbëlsira e çdo feste dhe e çdo periudhe të vitit. Ka padyshim një nga shijet më të veçanta...

Facebook