Lidhu me ne

Radar

Ku janë këngëtaret e bukura të viteve 90?

Ku janë këngëtaret e bukura të viteve 90?

Nga: Klaudeta Skënderasi

I mbani mend? Ata që e prisnin festivalin si të vetmen ngjarje të madhe televizive, me siguri që po. Pas largimit të Parashqevi Simakut, Nertila Kokës, Anita Bitrit… festivalet e viteve ‘90 sollën vajza të tjera në skenë, që ishin Parashqevitë e Nertilat e reja të muzikës së lehtë. Enxhi Nini, Shirli Polena, Morena Reka, Redina Tili tërhoqën vëmendjen që me daljen e parë në skenë. Vetëm se zgjati pak. Shumë shpejt të gjitha e braktisën Shqipërinë për të mos shkelur më kurrë në një skenë shqiptare.

E para, që u shfaq veshur me fund ngjyrë kanarine e me flokë të shkurtër, ishte Morena Reka, durrsakja, që në festivalin e vitit 1989 këndoi këngën e Pirro Çakos “Jemi zemrat e çdo moshe” së bashku me Redon Makashin e Bledar Sejkon.

Shpërthimin e vërtetë e pati pas ’90-ës dhe kënga “Pluralizmi” e Morenës (tashmë me flokëtë gjatë e streçe) do kthehej në himnin që e këndoi i madh e i vogël: “politikën e kuptoj, pluralizmin e kërkova e pranoj, dashurinë s’e harroj, dua jetën ta shijooooj”.

Pastaj edhe dy a tre këngë të tjera në festival dhe Morena Reka u largua për të mos e prekur më kurrë skenën shqiptare. Jeton në Amerikë, e martuar dhe nënë e plot katër fëmijëve, tre vajza dhe një djalë. Eshtë fare e lehtë të dallosh ende bukurinë e Morenës, si një nga këngëtaret më energjike të festivaleve të viteve ’90.

Po Shirli Polenën a e kujtoni? Bjondja korçare, studente e kantos dhe pinjolle e familjes së famshme të mjekëve, u bë e njohur që me daljen e saj në vitin 1992 me këngën “vetmi”.

E ëmbël, e bukur, gjithë ledha, u duk sikur Shirli e kishte kapur një pozicion shumë të mirë në mesin e këngëtareve të reja që po shfaqeshin një e nga një. Mund të bindeshe fare mirë për këtë pas dy vitesh, kur Shirli këndoi sërish në festivalin e ’94-ës me këngën “Përse më fshihesh”. Por me sa dukej, kënga  kishte qenë thjesht një dëshirë e momentit. Sepse Shirli vazhdoi më pas rrugën që kishte nisur.

Iu përkushtua muzikës klasike si soprano. Prej vitesh jeton në Gjermani dhe vazhdon karrierën në skena të muzikës klasike së bashku me bashkëshortin e saj tenor, Adrian Xhema.

Të njëjtën gjë do bënte edhe një tjetër bukuroshe gjithë delikatesë: Enxhi Nini, që për herë të parë do ta shihnim në vitin 1993 me këngën ”Ti je vetja ime”.

Një nga vajzat më të bukura dhe fine që kishte kënduar në atë skenë, në fakt ishte violinist dhe e bija e dy prindërve të njohur, spikeres së lajmevenë TVSH Violeta Gjoka dhe kompozitorit Dorian Nini.

Enxhin do ta shihnim edhe për pak kohë vërdallë, në ndonjë kocert e festival, por edhe ajo i braktisi të dyja, edhe muzikën e lehtë edhe Shqipërinë, për të ndjekur ëndërrën me violinë. Enxhi ka prekur skenat më të njohur, ndër to edhe La Scalan, pjesë e Orkestrës së Rai.

Jeton në Itali së bashku me bashkëshortin e saj italian Gabrielle dhe dy vajzat e tyre Mia dhe Adele, të cilat dy vjet më parë e shoqëruan mamin e tyre në altar, në një ceremoni martese të vonuar.

As Redina Tili, vajza e famshme e këngës “5 fustanet dhe adhuruesit”, por që në fillim u shfaq me Artur Dhamon në skenën e festivalit të 90-ës, nuk ishte aspak këngëtare.

Ishte piktore, por kishte një zë shumë të ëmbël dhe një pamje shumë tërheqëse, por që rrallë e dhuronte një buzëqeshje. Ndër të parat që u shfaq në skenë e veshur me pantallona. Nga Redina kanë ngelur pesë këngë festivalesh, por në fund edhe kaçurrelsja brune zgjodhi të largohej dhe iu përkushtua profesionit të saj të vërtetë, pikturës.

Pak dihet për jetën e saj. Nga kërkimet mund të gjesh që tani jeton në Toronto, Kanada dhe ka një vajzë. dhe nuk ka ndryshuar as edhe nje grime.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar4 orë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix4 orë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix5 orë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix5 orë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix5 orë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix5 orë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix5 orë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal5 orë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix5 orë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook