Kryesore
Basha publikon grafikun: Shqipëria në varfëri të plotë, Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasurinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një grafik në rrjetin social Facebook, duke u shprehur se në të tregohet mjaft qartë se nën qeverisjen e Ramës, shqiptarët u varfëruan, ndërsa kryeministri dhe ministrat e tij shumëfishuan pasurinë.
Postimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha:
Ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet. Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme.
Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij.
