Lidhu me ne

Kryesore

Skandali te “Shefqet Ndroqi”/ Dasho flet “pa dorashka”, kush janë përfituesit e tjerë

Skandali te “Shefqet Ndroqi”/ Dasho flet “pa dorashka”, kush janë përfituesit e tjerë

Mjeku Erion Dasho, ka reaguar lidhur me skandalin e publikuar nga emisioni investigativ “Stop” ku një sanitare e spitalit “Shefqet Ndroqi” i mori 8 milionë lekë vajzës së një paciente me Covid për t’i shërbyer,

Sipas Dashos, gjatë pandemisë ka pasur dhe ka përfitues të tjerë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dasho rendit përfituesit e tjerë gjatë pandemisë së Covid-19.

Më tej ai ndalet tek disa mjekë e infermierë “kompetentë”, që marrin sipas tij deri në 3 mijë euro për të referuar pacientë në Turqi.

PËRFITUESIT E VËRTETË TË COVID-IT
Historia e dhimbshme e pacientes që humbi jetën në Spitalin COVID-2 ndërkohë që familja paguante shuma të majme për të marrë një trajtim sado pak njerëzor, ka potencialin të hapë një kuti pandore. Sigurisht, ministria reagoi menjëherë duke kërkuar ndëshkim shembullor të fajtores sipas parimit “hajdut është ai që kapet”. Ndërkohë, publiku pyet “A ka patur përfitues gjatë pandemisë së COVID dhe cilët janë ata?”
Së pari, duhet shmangur anatemimi i infermiereve dhe sanitareve të cilat gjatë pandemisë thjesht mund të kenë zëvendësuar dyqind lekëshin e “zakonshëm” që futet në xhepin e përparëses me ndonjë pesëqind lekësh. Sigurisht, kjo është e dënueshme nga pikëpamja morale, etike dhe ligjore, por nuk është “hataja” e vërtetë. Në se përllogaritet se shqiptarët kanë shpenzuar më shumë se 100 milion euro për të trajtuar privatisht familjarët e tyre të sëmurë me COVID, këto para duhen kërkuar gjetkë.
Të parat në radhë janë shpenzimet për medikamente. Gjatë vitit 2020 u konstatua një rritje e eksportit të medikamenteve me një vlerë disa dhjetëra milion euro. Këto janë antibiotikët dhe antikoagulantët e blerë në farmaci si karamele dhe antiviralët e përshkruar pa asnjë evidencë mjeksore, shpesh nëpërmjet SMS-ve qarkulluese.
Në kushtet e papërgjegjshmërisë së shtetit dhe përpjekjeve për të shmangur trajtimin në spital, kategoria tjetër e shpenzimeve ishte për blerjen e pajisjeve BiPAP, CPAP, bombolave të oksigjenit dhe rimbushjen e përditshme të tyre. Këto i shtuan edhe shumë milionë të tjerë faturës së qytetarëve, në kushtet kur mijëra familje shqiptare kanë patur shpenzime të rendit të disa mijëra euro për pacient.
Një tjetër kategori ishin shpenzimet për kurim jashtë shtetit ku ndërthurreshin tre pëfitues – kompanitë e çarterve mjeksorë, spitalet pritëse në Turqi dhe, shpesh, mjekët apo infermierët sekserë në Shqipëri. Këta të fundit (një grusht “kompetentësh”), kanë përfituar shuma nga një deri tre mijë euro për çdo pacient të referuar për trajtim në spitalet e Turqisë dhe Italisë. Në se sillet në vëmendje që disa qindra pacientë kanë shkuar në Turqi për kurim, llogaritë janë të lehta për t’u bërë.
Laboratorët dhe klinikat private në Shqipëri janë një tjetër përfitues i madh prej epidemisë. Mjafton një temperaturë 37.5 gradë për t’ju nënshtruar skanerit njëqind apo dyqind euro dhe listës së analizave që së bashku me testin e tamponit shkojnë jo më pak se dyqind euro të tjera. Shpesh kjo paketë përsëritet disa herë gjatë dekursit të sëmundjes. Përfitues tipikë këtu janë edhe klinikat e disa eminencave që u mbijnë shqiptarëve çdo natë para syve nga ekranet e studiove televizive.
Së fundi, një kategori përfitimesh që nuk do të mësohen kurrë janë përfitimet nga tenderave sekretë. Miliona euro janë prokuruar këta muaj nën petkun e sekretit shtetëror, a thua se ministria dhe spitalet po blinin lëndë të parë për vaksinat dhe jo maska kineze prej lecke! Çdo blerje e kryer në kushte mungese transparence ka dashur-pa-dashur hijen e dyshimit për përfitime të paligjshme!
8 milionë lekë të përfituar nga një sanitare (e vetme apo në bashkëpunim pak rëndësi ka) janë një pikë uji në oqeanin 100 milion euro që kanë paguar deri tani shqiptarët të lënë në baltë dhe të tradhëtuar nga qeveria e tyre!
Ministria e shëndetësisë në vend të shoë-t të radhës me ndëshkimin e fajtores, bën mirë të hapë spitalet COVID ndaj familjarëve me qëllim që këta të shohin e të prekin familjarët e shtruar në ta. Nuk jetojmë në kohën e leprozariumeve mesjetare, por në Europën e shekullit të 21-të!
Më pak sekrete dhe atmosferë mbytëse dhe më shumë transparencë do të bëjnë të mundur të kemi më pak “Tire” dhe më shumë pacientë të shëruar e familjarë të kënaqur nga shërbimi!
Përndryshe, ndëshkimi i Tires do të mbetet ndëshkimi i një “koke turku” për të mbuluar përfituesit e vërtetë të epidemisë…”, shkruan Dasho.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook