Lidhu me ne

Kryesore

Elona Caslli i përgjigjet Dritan Hilës / Mos iu lut xhaxhi Edit

Aktivistja Elona Caslli i është përgjigjur analistit Dritan Hila, i cili deklaroi se Caslli e ka kërcënuar me hedhje nga dritarja.

Caslli thotë se Hila është në mediopauzë, ovulacioni mendor i mediokërve. Ajo nuk kursen ironinë ndaj Hilës për të cilin thotë se këtë herë do i lutet Ramës që ‘Elona të mos e hedhë nga dritarja”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Caslli sqaron se shprehja e saj është përdorur në mënyrë figurative për portalin e Hilës, i cili duhet hedhur nga Dritarja dhe ndaj është titulluar “”Dritarja që duhet hedhur nga Dritarja.”

“Xhaxhi Edi, thuaj Elonës se do më hedhë nga dritarja.
Dritan Hila, pasi lexova “”” këshillën”””” tuaj ndiej t’ju them se kjo e fundit nuk ishte gjë tjetër veçse një provë e pakundërshtueshme e faktit, se ju jeni zyrtarisht në mediopauzë. Sipas Fabricio Karamanjës mediopauza është ovulacioni mendor i mediokërve. Për fat të keq, është një sëmundje e pashërueshme dhe e trashëgueshme. Me pak fjalë, jeni i dënuar të bashkëjetoni me të deri në fund të jetës. Ovulacioni juaj mediokër ka prodhuar një situatë tragjikomike, në të cilën ju viktimizoheni dhe dukeni si ai fëmija artificial, 6 vjeç që i shkroi letrën Ramës për pemën e djegur. Vetëm se në këtë rast nuk do t’i shkruani Ramës- Xhaxhi Edi, ma rikthe pemën-, por do të shkruani, Xhaxhi Edi, thuaj Elonës se do më hedhë nga Dritarja. Dritan Hila, kush ka ndëmend t’ju hedhë nga dritarja nuk ju shkruan. Thjesht ju hedh dhe kaq. Artikulli im dhe shprehja ime është përdorur në mënyrë figurative për portalin tuaj,i cili duhet hedhur nga Dritarja dhe ndaj është titulluar “”Dritarja që duhet hedhur nga Dritarja.” Lidhur me hedhjen tuaj konkrete nga Dritarja nuk kultivoj ndonjë dëshirë. Nëse keni nevojë të hidheni nga Dritarja, por ju mungon guximi, atëherë frikën tuaj mos e servirni si dëshirën time. Lidhur me cilësinë e lexuesve të mi apo të njerëzve që më ndjekin mua, do t’ju përgjigjem siç do t’ju përgjigjem për veten time – Ndihem e vlerësuar nga zhvlerësimi juaj. Në jetë vlerësimi nuk merret veç nga njerëzit që na vlerësojnë, por dhe nga ata që na zhvlerësojnë. “””Këshilla juaj””” është një bashkësi fjalësh ku mbizotëron etiketimi dhe jo argumenti. Dhe meqë do ankoheni tek Xhaxhi Edi për mua, ju kujtoj thënien latine që Xhaxhi Edi e përdor shpesh- Injoranca nuk është argument. Lidhur me dëshirën time për famë duke sulmuar njerëz të famshëm për të cilët ju “””” krejt rastësisht”””” kultivoni një ndjeshmëri të lartë, ndiej t’ju them se është kaq e lehtë të bëhesh i famshëm në këtë vend, sa shembulli konkret jeni ju. Dhe pikërisht se rruga e famës ka qenë kaq e lehtë për “””” njerëzit e famshëm”” ky vend, gjendet me gazetari të prodhuar nga ju dhe me hapësira televizive të pushtuara nga ju. Me pak fjalë, kur mendoj se jeni ju i famshëm dhe dilni në ekran, më ikën dëshira qoftë për famë dhe qoftë për ekran. Ndonëse e konsideroni veten të famshëm Hila, ndiej t’ju them se askush nuk shpenzon asnjë qindarkë për ju.
Vlera juaj është zero. Përveç Xhaxhi Edit që mund t’ju mbështëse për propagandën e tij, nuk ka asnjë Xhaxh tjetër në këtë qytet, që ju ka në vëmendje.
Ndaj Dritan Hila, mos flisni gjëra që janë më të mëdha se shtati juaj dhe mos i jepni vetes një rëndësi që nuk e keni. Jeni thjesht në mediopauzë dhe asgjë më shumë. Të shkuara. Post Scriptum- Xhaxhi Edi, të jap fjalën se nuk e hedh nga Dritarja, Xhaxhi Dritanin”, shkruan Caslli.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook