Lidhu me ne

Temporal

91 mijë shqiptarë jetojnë në SHBA, rekord në rajon e Europë bashkë me Bosnjë-Hercegovinën

91 mijë shqiptarë jetojnë në SHBA, rekord në rajon e


Amerika është ëndrra e shumë shqiptarëve që çdo vit nxitojnë që të bëjnë lotarinë për të shkuar në vendin e mundësive.

Rreth 91 mijë shqiptarë jetonin në Shtetet e bashkuara të Amerikës deri në fund të vitit 2018, sipas statistikave të publikuara nga Peë Research center, një institut kërkimor në SHBA, që ka publikuar të dhënat për popullsinë e lindur jashtë, që jeton në SHBA.

Nga rajoni, numri më i lartë i shtetasve që jetojnë në SHBA i përket Bosnjë Hercegovinës, me rreth 107 mijë persona. Shqiptarët dhe boshnjakët rezultojnë me prirjen më të lartë për jetuar në SHBA. Nga Bosnjë Hercegovina fluksi i ikjeve ka qenë i lartë në periudhën 1990-2000, për shkak të konflikteve me shtetet fqinjë. Ndërsa nga Shqipëria, ikja drejt SHBA-ve vijon me ritme të larta, e konstatuar nga numri i lartë i aplikimeve çdo vit për Lotarinë Amerikane.

Nga Serbia janë 32 mijë persona që jetojnë në SHBA, nga Maqedonia 25.6 mijë persona, nga Mali i Zi 11.8 mijë dhe nga Kosova 10.4 mijë.

Edhe në raport me popullsinë përkatëse, Bosnjë Hercegovina (32.3 mijë për 1 milionë banorë) dhe Shqipëria (32 mijë për 1 milion banorë) mbajnë rekordin në Europë për numrin e lartë të shtetasve të lindura në vendet përkatëse, por që jetojnë në SHBA, sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, të ndjekura nga Islanda, Mali i Zi, Portugalia, Maqedonia, Greqia.

Në vlerë absolute rekordin e mbajnë polakët, me 400 mijë persona që jetojnë në SHBA, të ndjekur nga britanikët (340 mijë) dhe italianët (320 mijë), por që në raport me popullsinë, pesha e tyre është shumë më e ulët (shiko grafikun).

Sipas Peë Research Center, Shtetet e Bashkuara kanë më shumë emigrantë se çdo vend tjetër në botë. Sot, më shumë se 40 milion njerëz që jetojnë në SH.B.A. kanë lindur në një vend tjetër, duke përbërë rreth një të pestën e migrantëve në botë. Popullsia e imigrantëve është gjithashtu shumë e larmishme, me pothuajse çdo vend në botë të përfaqësuar midis emigrantëve të Sh.B.A.

Popullsia amerikane e lindur jashtë vendit arriti një rekord 44.8 milion në 2018. Që nga viti 1965, kur ligjet e imigracionit në Sh.B.A zëvendësuan një sistem kombëtar të kuotave, numri i emigrantëve që jetojnë në SH.B.A. është më shumë se katërfishuar. Emigrantët sot përbëjnë 13.7% të popullsisë së SHBA, gati tre herë me e lartë se (4.8%) në 1970.

Rreth 27% e emigrantëve ishin banorë të përhershëm dhe 5% ishin rezidentë të përkohshëm në 2017. 23% e të gjithë emigrantëve ishin emigrantë të paautorizuar. Nga 1990 në 2007, popullsia e emigrantëve të paautorizuar ishte më shumë se trefishuar në madhësi – nga 3.5 milion në një rekord të lartë prej 12.2 milion në 2007. Deri në vitin 2017, ky numër ishte ulur me 1.7 milion, ose 14%. Në vitin 2017 kishte 10.5 milion emigrantë të paautorizuar në SH.B.A., duke përbërë 3.2% të popullsisë së vendit.

Meksika është vendi me origjinën kryesore të popullsisë së emigrantëve në Sh.B.A. Në vitin 2018, afërsisht 11.2 milion emigrantë që jetojnë në SH.B.A. ishin nga ky shtet, duke përbërë 25% të të gjithë emigrantëve amerikanë. Grupet e ardhshme më të mëdha të origjinës ishin ato nga Kina (6%), India (6%), Filipinet (4%) dhe El Salvador (3%). (Shqipëria përbën 0.2% të totalit.)

Më shumë se 1 milion emigrantë arrijnë në Sh.B.A çdo vit. Në 2018, vendi kryesor i origjinës për emigrantët e rinj që vijnë në SH.B.A. ishte Kina, me 149,000 persona, e ndjekur nga India (129,000), Meksika (120,000) dhe Filipinet (46,000)./ Monitor

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid: Njihuni me Aydan Nix, 23 vjeçe!

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që i pret një verë e paharrueshme!

Vera e vitit 2025 të sjellë emocione të forta, ndryshime pozitive dhe mundësi të papritura për disa shenja të zodiakut....

Mix2 ditë më herët

Chris Hemsworth mund t’i thotë lamtumirë Thor pas “Avengers: Doomsday”!

Në vitin 2011, as fansi më optimist i filmave nuk mund t’i thoshte Chris Hemsworth se do të kishte një...

Mix2 ditë më herët

Çfaaarë?! Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid

Nuk është më sekret: Supermodelet Gigi dhe Bella Hadid kanë një motër tjetër. Ajo është 23 vjeç, quhet Aydan Nix...

Mix2 ditë më herët

A e dëmton kafeja shëndetin e zemrës? Ja çfarë thotë studimit

Konsumi i kafesë nuk shoqërohet me një rrezik në rritje të fibrilacionit atrial, i cili është forma më e zakonshme...

Kryesore2 ditë më herët

“U dërgohet të huajve”, Berisha: Në 10 qershor gati raporti përfundimtar për farsën

Brenda 10 ditësh demokratët do të kenë gati raportin përfundimtar për atë që e quajnë farsë elektorale. Këtë pohoi Sali...

Kioske2 ditë më herët

Artur Zheji: Dhimbje-vajtimet e opozitës që askush nuk i dëgjon. Tre arsyet pse PD humbi zgjedhjet

Nga Artur Zheji Një tufë e madhe të paaftësh dhe një tufë egoistësh të përçarë, kënaqen tek sodisin 80 vjeçarin...

Mix2 ditë më herët

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer shëndetshëm...

Mix3 ditë më herët

Jeta e pazakontë e Paulo Coelho: Nga spitali psikiatrik në sukses global si shkrimtar?

Paulo Coelho, një ndër shkrimtarët më të dashur dhe të lexuar në botë, njihet për romanet frymëzuese që kanë prekur...

Mix3 ditë më herët

Miley Cyrus sqaron nëse fustani në “Flowers” ishte apo jo një “diss” për Jennifer Lawrence

Më mirë vonë, sesa kurrë!  Pas dy vitesh, Miley Cyrus më në fund ka folur për teoritë që qarkullonin rreth...

Facebook