Lidhu me ne

Kryesore

Vila historike e Radio Tiranës drejt shembjes për t’i hapur rrugën ndërtimit të kullave.

Vila historike e Radio Tiranës drejt shembjes

Dyert dhe dritaret e ndërtesës historike të Radio Tiranës u hoqën në mes të natës gjatë fundjavës, teksa qytetarët qëndruan brenda për shkak të reshjeve intensive të shiut. Me shumë gjasa ajo do të shembet së shpejti për t’i lënë vend një pallati.

Vila, e vendosur pranë Rrugës së Kavajës, është një monument i kategorisë së dytë dhe ishte institucioni i parë mediatik në vend.

Pavarësisht se është monument kulture, heqja e dyerve dhe dritareve le të kuptohet se shembja e saj është afër. Pozicioni i saj në një prej rrugëve kryesore të qytetit, e bën tokën ku vila ndodhet, shumë të lakmueshme nga ndërtuesit.

Vila është e fundit në një varg të gjatë vilash që janë prishur kohët e fundit për t’i hapur rrugën ndërtimit të kullave.

Vila e Radio Tiranës është ndërtuar në vitin 1938 nga familja Kollçiu, si një shtëpi për dy nga vëllezërit e familjes. Ajo ka katër kate, një prej të cilëve nëndhe.

Plotësisht simetrike në modelin dhe paraqitjen e saj, me dy hyrje kryesore dhe një nga pas, vila u ka një stil neoklasik Italian, që ishte shumë popullor në atë kohë. Në fasadën e përparme, vila ka kolona, dritare me korniza druri dhe parmakë metalikë, ndërsa korridori kryesor ishte i veshur me merker.

Më pas, vila u sekuestrua me urdhër të Mbretit Zog dhe u përdor si qendra e Radio Tiranës deri në vitin 1965.

Më pas ajo u përdor nga Instituti i Antropologjisë dhe Artit derisa pronarët e mëparshëm e morën përsëri. Që atëherë është lënë pa restaurime dhe ka degraduar dalë nga dalë.

Vitet e fundit brenda vilës kanë jetuar dhe grupe të komunitetit rom.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook