Kryesore
Ata shkuan te Nusreti nga halli / Nga Dritan Shano
Nga Dritan Shano
Asnjë person, në të katërta anët e kësaj tavoline, nuk donte të shkonte tek restoranti i Nusretit.
Nga sikleti i madh për tërmetin, COVID-in, përmbytjet në Vlorë, se në Shkodër janë normale tani, atyre të gjithëve as nuk i hahej darkë, le më t’i çonin këmbët me vrap atje.
Por, nuk kishin çfarë t’i bënin mikpritësit, se i mbetej qejfi dhe e kishte parapaguar. Dhe thanë më mirë ne se ndonjë tjetër. Sipas parimit që bëhen ligjet dhe miratohet buxheti i shtetit.
Prandaj, mjaft tani me këto muhabete ziliqarësh.