Kryesore
Përgjimet e kanabisit në Skrapar: Policët vidhnin drogën
SPAK lëshoi 23 urdhër arreste, ndër të cilët edhe efektivë policie dhe zyrtarë, të cilët akuzohen për pastrim parash dhe për kultivim kanabisi. Të 23 urdhër arrestet u ekzekutuan nga policia.
Mëngjesin e sotëm ka nisur seanca gjyqësore për dhënien e masave të sigurisë në GJKKO për 23 të proceduarit në Polican në kuadër të operacioni “Gjergjova”
Mes tyre edhe katër policët që shpërdoruan detyrën dekonspiruam operacionin.
Report Tv solli një ditë më parë ekskluzivisht pamjet nga magazina e kanabisit si dhe përgjime të policë.
Prokurorët Vladimir Mara dhe Altin Dumani i qëndron kërkesës për 16 arreste në burg e pjesa tjeteër detyrim paraqitje e arrest shtëpie.
Pasi njoftoheshin trafikantët shkulnin kanabisin brenda natës e kur policia shkonte për kontroll gjente vetëm gropa bosh. Ndërsa 3 ose 4 dit më parë nga avioni Guardia di Finanza ishin fotografuar parcela me drogë. Në disa episode Report tv mëson ekskluzivisht se policët u vidhnin drogën trafikantëve. /Report Tv