Lidhu me ne

Kryesore

Mediu: PR i ka shërbyer ndershmërisht së djathtës, të bashkohemi për ta larguar Ramën!

Mediu: PR i ka shërbyer ndershmërisht së djathtës, të bashkohemi për ta larguar Ramën!

Mënyra për ta larguar këtë regjim, është vlerësimi i çdo individi në opozitë, çdo qytetari, në mënyrë të padiskutueshme vlerësimi i çdo subjekti politik të opozitës, bashkëpunimi dhe bashkërendimi i të gjitha forcave politike të opozitës është domosdoshmëri, partive tradicionale, partive të reja, partive opozitare, majtas dhe djathtas, bashkëpunimi me qytetarët, për të ndërtuar frymën e besimit dhe të ndryshimit në Shqipëri.

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka theksuar rëndësinë e bashkimit të së djathtës për të larguar regjimin e Edi Ramës.

“Po shkojmë në zgjedhje, – tha Mediu. – Edi Rama po bën çdo gjë, çdo ditë, çdo moment.  E filloi me Reformën Zgjedhore, me ndryshimet kushtetuese, për t`a përçarë opozitën, vazhdoi me Kodin Zgjedhor që opozita të ishte e ndarë, sepse qëllimi i tij ishte përçarja e opozitës, në mënyrë që ai të kontrollojë marrëdhënie, të krijojë pazare, të marrë pushtet, nëpërmjet krimit, korrupsionit dhe blerjes së votës.  Kjo kërkon padyshim një organizim opozitar të qenësishëm.

Unë dua t’ju falënderoj gjithsecilin nga ju, në mënyrë të veçantë, drejtuesit e Partisë Republikane në degën e Tiranës, sepse besoj që kemi arritur në një nivel politik jashtëzakonisht të rëndësishëm, ku ne jemi qartësisht të organizuar, për të ecur dhe të vetëm në fushatë elektorale.

E përsëris, votat që duhen për të marrë një mandat në koalicion, janë po aq vota sa duhen për të marrë një mandat edhe si parti më vete.

I kemi shërbyer ndershmërisht së djathtës, i kemi shërbyer ndershmërisht qëndrimit tonë politik, si forcë e djathtë, për të bërë gjënë më të mirë për vendin tonë, ne kemi menduar që duhet të bashkohemi për të larguar këtë regjim të korruptuar, regjimin e Edi Ramës.

Mënyra për ta larguar këtë regjim, është vlerësimi i çdo individi në opozitë, çdo qytetari, në mënyrë të padiskutueshme vlerësimi i çdo subjekti politik të opozitës, bashkëpunimi dhe bashkërendimi i të gjitha forcave politike të opozitës është domosdoshmëri, partive tradicionale, partive të reja, partive opozitare, majtas dhe djathtas, bashkëpunimi me qytetarët, për të ndërtuar frymën e besimit dhe të ndryshimit në Shqipëri. Është e domosdoshme që ta bëjmë.

Në qoftë se ka sot subjekt politik, i cili ka interesin e koalicionit, në radhë të parë është Partia Demokratike. Por si? Do ta bëjmë thjesht si një marrëdhënie aritmetike, apo do të krijojmë një sinergji brenda koalicionit, siç kemi bërë herë tjetër, për të vlerësuar ide dhe qëllime të përbashkëta, dhe për të vlerësuar individë që kanë autoritet, peshë, integritet, profesionalizëm, për të kandiduar dhe për të qeverisur vendin?

Në qoftë se ne nuk do t’i kemi këto dy marrëdhënie, e para ide të qarta, të cilat nuk janë vetëm tonat, por janë të gjithë shoqërisë shqiptare, kthehen në një marrëdhënie me ta, unë mendoj që do të jemi te mangët në angazhimin tonë.

Ka ide Partia Demokratike për të qeverisur, padyshim që ka. Ka ide Partia Republikane programore për të qeverisur, padyshim që ka.

Kanë ide partitë e tjera, kane të gjitha idetë e tyre, por këto ide bëhen të vlefshme në qoftë se kuptohen nga njerëzit. Është e rëndësishme që ne të krijojmë një kontratë sociale të opozitës, për qeverisjen dhe ndërtimin e shtetit shqiptar, mbas zgjedhjeve të 25 prillit dhe rikthimin në rrugën e integrimit europian, një marrëdhënie dhe një kontratë sociale dhe politike që duhet ta bëjmë të lexueshme, të kuptueshme, të pranueshme apo të diskutueshme me çdo shqiptar, në çdo skaj të Shqipërisë, për ta bërë pjesë të proçesit, sepse pjesëmarrja në këtë proces zgjedhor është një element jashtëzakonisht i rëndësishëm.”

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook