Lidhu me ne

Kryesore

Lum gjyqesh në Arbitrazh, Shqipëria gjobitet me 210 milionë euro të tjera

Lum gjyqesh në arbitrazh. Brenda 2 muajve taksapaguesit shqiptar përveç 110 milion eurove të Bechettit dhe 45 milion USD të firmës greke do të paguajnë edhe dy gjoba të tjera për prishjen e kontratave nga “Rilindja”, ku 110 milion euro do ti jepen kompanisë “Akërnia Solar” dhe 100 milion euro Kurum-it.

A do fillojnë hetimet nga SPAK, çfarë fshihet pas prishjeve të kontratave dhe a po shkojnë financat drejt falimentit?!

Pasi taksapaguesit shqiptarë paguan 110 milionë euro të biznesmenit Francesco Becchetti, radhën e ka ‘Akërnia’ dhe ‘Kurum’ për t’u shpërblyer.

Lumë gjyqesh arbitrazhi: Shqipëria kërkon avokatë për paditë e reja
Taksapaguesit shqiptarë rrezikojnë të paguajnë edhe miliona të tjera si pasojë e humbjes së çështjeve në arbitrazhin ndërkombëtar.

Shteti shqiptar ka kërkuar në harkun e një muaji tre studio ligjore që do ta mbrojnë atë përballë çështjeve që kanë përfunduar në Arbitrazhin ndërkombëtar.

Në datë 7 dhjetor 2020 Avokatura e Shtetit njoftoi se ishte të kërkim të një studioje ligjore që do të bënte përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të Republikës së Shqipërisë, në një proces arbitrazhi të iniciuar para Qendrës Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve së Investimeve (ICSID).

Edhe në datë 7 janar 2021 ka bërë të njëjtën kërkesë por nuk ka dhënë asnjë detaj nëse bëhet fjalë për të njëjtën çështje që nuk është finalizuar në momentin e parë apo për një çështje të re.

Sakaq në 29 dhjetor, teksa vëmendja e të gjithëve ishte tek fundviti, shteti shqiptar sërish po kërkonte një studio ligjore që këtë herë do të mbronte interesat jo më përpara ICSID, por përpara Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë që funksionon sërish në formën e ndërmjetësimit.

Në objekt të kontratës është përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, MIE, në çështjen e arbitrazhit të inicuar përpara forumit të ICC. Kjo duket të jetë një çështje totalisht e re ose e riaktivizuar së fundmi.

Regjistrohet në Gjykatën e Arbitrazhit kërkesa e ‘Akërnisë’
Në datë 18 dhjetor 2020 në Gjykatën e Arbitrazhit ICSID u regjistrua kërkesa e ‘Arka Energy B.V.’ kundër Republikës së Shqipërisë.

Kompania është aksionarja e 100 për qind të kuotave të ‘Akërnia Solar’ që është edhe kompania që do të zbatonte projektin e ndërtimit të parkut fotovolatik të Akërnisë. Aktualisht kjo çështje është me statusin “në pritje” për të kaluar më pas në hallkat e tjera procedural

Kompania dërgoi çështjen në Arbitrazh pas refuzimit të shtetit shqiptar për të nënshkruar kontratën për të cilën shpalli fitues kompaninë për ndërtimin e parkut fotovoltaik. Burime për “Monitor” thanë pak javë më parë se kompania po kërkonte për një dëmshpërblim në vlerën 110 milionë euro, por që në atë kohë ende nuk ishte e qartë shuma.

Çështjet e tjera në pritje
Në Gjykatën ICSID janë një sërë çështjesh që dalin në pritje për të marrë ende një vendim final. Një prej tyre është ajo e ‘Durrës Kurum Shipping SH. P.K.’ dhe të tjerë e regjistruar në shtator të vitit 2020 dhe për të cilën shteti shqiptar ka pajtuar studion ‘Deraind & Gharavi’ e angazhuar edhe më herët në shumë raste në arbitrazhe të ndryshme të vendit tonë.

Një tjetër çështje që del në pritje është ajo e ‘Hydro S.r.l.’ dhe të tjerë përballë Shqipërisë. Bëhet fjalë për çështjen me biznesmenin italian Francesco Bechetti. Për këtë çështje në fazën e parë i është dhënë të drejtë palës italianë dhe qeveria duhet ti paguajë 110 milionë euro biznesmenit por pas kërkesës së bërë për anulim të këtij vendimi duket se në 16 dhjetor 2020 është mbajtur një takim organizativ i komitetit ad-hoc para seancës dëgjimore. Ende nuk është e qartë se çfarë do të vendoset në takimin e radhës.

Një tjetër çështje është ajo ‘Albaniabeg Ambient Sh.p.k’, ‘M. Angelo Novelli and Costruzioni S.r.l.’ Edhe për këtë të fundit zhvillimet e fundit rezultojnë në 24 nëntor 2020 kur nga Gjykata është lëshuar një urdhër për çështje procedurale.

Kompania në fjalë është sërish një histori e vjetër kontratash, e cila parashikonte ndërtimin e një impianti për djegie mbetjesh dhe prodhim energjie. Gjykata i dha të drejtë shtetit shqiptar në fazën e pare, por më pas u kërkua anulim i vendimit nga paditësi kundër Shqipërisë dhe çështja rezulton ende në pritje për një vendim final.

Muajt e fundit Qeveria shqiptare ka humbur në arbitrazhin ndërkombëtar përballë bashkimit të shoqërive ‘Copri’ dhe ‘AKTOR’ dhe duhet t’u paguajë atyre një shumë rreth 45 milionë dollarë.

Ndërkohë sipërmarrësi italian Francesco Becchetti po kërkon mbledhjen e parave që i detyrohet Shqipëria pas arbitrazhit cila vendosi në favor të tij më 24 prill 2019, duke i dhënë një kompensim 107 milionë euro për mbylljen e televizionit ‘Agon Channel’, ndonëse çështja rezulton ende duke u shqyrtuar në Gjykatën ICSID.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook