Lidhu me ne

Kryesore

Rruga “Klodian Rasha” nuk është drejtësi për Klodian Rashën

(Ndoshta emërtimi me emrin e një mjeku që humbi jetën në betejën me Kovid do ishte më kuptimplotë edhe për babain fisnik të të riut)

Një rrugë është emërtuar “Klodian Rasha”, emri i djalit që u vra nga një polic në shërbim. Një vendim hileqar i pushtetit vendor. Çfarë evokohet me këtë emërtim? Çfarë u thuhet të rinjve? Çfarë u thuhet njerëzve që kalojnë dhe e lexojnë? Çfarë kujtese përcillet? Çfarë dashurie, atdhedashurie a empatie mbillet?

Nuk flitet për dhimbjen e familjes, ajo nuk mund të platitet veç nga drejtësia, e deri tani ka vetëm pagesa nën dore, siç është edhe emërtimi i kësaj rruge. Flitet për qytetin. Nëse do te mbahej një fjalim aty për këtë emërtim, çfarë do te thuhej për të riun e ndjerë, për angazhimet a arritjet e tij për qytetin, për vendin, apo në botë?! Cilat ishin motivet që u vendos për këtë emërtim, përveç kërkesës së një babai shpirtvrarë? A mjafton krimi i një polici për ta bërë kujtesë të qytetit? Nëse një i huaj kalon dhe pyet, pse e ka këtë emër kjo rruga, çfarë do t’i thotë shoqëruesi, apo ai që do të pyesë? Nuk di pse vendoret tanë janë kaq pabesueshmërisht për të ardhur keq. Historikisht të tillë. Nga ata që vendosin të kryqëzojnë bulevardin e Zogut më atë të Bajram Currit, tek ata që u vendosin rrugëve emrat e Berluskonit e Sarkozisë, ata që i heqin dhe i venë titullin qytetar nderi Veton Surroit brenda një ore, tek ata që bëjnë qytetar nderi nëpunës (ambasadore) të rëndomtë të shteteve, e plot e plot paradokse e dhimbje koke, ku kurorën e mbajnë emërtimet për njerëz me jetë të dyshimte. Një mishmash i dhimbshëm, si në çdo sferë tjetër të jetës shqiptare.

A doni drejtësi për Klodian Rashen? Mos ndiqni paratë, ndiqni lajmin: Cilët e dhanë lajmin që viktima kishte pistoletë, pastaj kishte probleme mendore, pastaj ishte përdorues narkotikësh, etj lajme të tilla që zakonisht përdoren si amortizatorë kur “shket” diçka. Le të ndiqet filli dhe dalin ata që kanë dashur ta mbulojnë Klodianin dy herë. Doni drejtësi? Kërkoni cilët futen në polici frymën ushtarake, agresivitetin dhe sjelljen brutale ndaj qytetareve të thjeshtë. Doni drejtësi? Në fakt vetëm vazhdimi i protestës si ditën e parë deri në nisjen e ristrukturimit të policisë do ishte drejtësia e vërtetë…Emërtimi i një rrugë nuk është si memorialet që i vendosin familjaret në vendet ku janë bërë aksidente, apo vrasje për t’i kujtuar të dashurit e tyre (në fakt edhe kjo ka të bëjë me vendorët). Është shume më e thellë se kaq dhe ka më shumë përgjegjësi se thjesht bërjen e gjithçkaje për të shuar çdo lloj proteste të mundshme, apo çdo qelizë proteste. Ndoshta është koha për reformë të thellë edhe në emërtimet e rrugëve, shkollave, bulevardeve, busteve e monumenteve.

Rruga “Klodian Rasha” nuk është drejtësi për Klodianin, aq më pak është kujtesë për qytetin e për brezat e tij. Ndoshta, emri i një mjeku, vdekur në betejën me Kovidin do ishte më kuptimplote, madje edhe për babain fisnik të Klodianit.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Çfarë thotë horoskopi për mënyrën si puthni?

Thuhet se yjet ndikojnë në shumë aspekte të jetës sonë edhe në mënyrën si puthim. Prandaj, ndonjëherë kemi më shumë...

Mix11 orë më herët

Arsyeja pse AVOKADO nuk duhet të mungojë në tryezat tuaja!

Avokadoja ka vlera të jashtëzakonshme ushqyese dhe në të njëjtën kohë është shumë e shijshme . Dhe nëse nuk ka...

Kryesore11 orë më herët

Kur Artan Lame fliste për vdekjen, pasi i shpëtoi një herë: Askush s’e kupton derisa vjen ajo sekonda që t’i merr të gjitha

Artan Lame është ndarë papritur nga jeta, pas një ndërhyrje në zemër. Edhe 8 vite më parë, ai për pak...

Mix1 ditë më herët

Simptomat që mund të jenë shenja të hershme të diabetit

Shumë njerëz që zhvillojnë diabet të tipit 2 nuk e dinë këtë derisa të bëjnë një analizë gjaku ose derisa...

Mix1 ditë më herët

Tensioni i lartë i gjakut shkatërron shëndetin në heshtje

Me sa duket i padukshëm, tensioni i gjakut mund të jetë një tregues kyç i shëndetit tonë. Kur është brenda...

Mix1 ditë më herët

Jennifer Lawrence: Depresioni pas lindjes të izolon

Për rolin e saj të ri në filmin “Die, My Love” të Lynne Ramsay (“We Need to Talk About Kevin”)...

Mix1 ditë më herët

Kush është Johannes Pietsch

Johannes Pietsch fituesi i Eurovision 2025, i njohur dhe me emrin e artit JJ, ka lindur më 29 prill 2001....

Radar1 ditë më herët

Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të...

Mix1 ditë më herët

Si te pastroni veshkat tuaja me majdanoz dhe limon

A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit? A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në...

Kritike1 ditë më herët

Media që turren drejt kronikës së zezë vetëm që të marrin klikime!

Në radion “Europa e Lirë” është botuar një shkrim që u bën thirrje njerëzve të medias, të mos turren drejt...

Facebook