Lidhu me ne

Kioske

“Ik, shpëto ti, të paktën!”-i tha Manoli, Stavros.

Dy shokë

Manol Qirici dhe Stavro Guxo kaluan rrethimet e kampit të Spaçit më 9 dhjetor të 1977-ës dhe ecën për 13 ditë mes ngricës dhe borës, por kur kishin arritur pranë kufirit, Manolit i plasi stomaku. E gjithë ushtria dhe policia ishte mobilizuar dhe i ndiqte.

“Ik, shpëto ti, të paktën!”-i tha Manoli, Stavros.

Ata të dy ishin njohur para pak muajsh, në burgun e Spaçit. Por atë ditë, u bënë përjetësisht shokë

Mes 152 të dënuarve politikë që erdhën në kampin e Spaçit gjatë 1977-ës, duke e çuar numrin e tyre në 877 derisa u kalua dhe kapaciteti i dy godinave, ishin dhe Manol Qirici dhe Stavro Guxo.

Kur Manoli, nga një familje ballistësh, me babanë e pushkatuar, erdhi në kamp, kishte lënë pas muajt më të vështirë të jetës. E kishin arrestuar më 13 nëntor të vitit 1976 në mes të një mbledhjeje të organizuar në fshatin e tij të linjdes, Mbrezhan, ku pasi ishte shpallur arrestimi, disa gra komuniste ia kishin marrë këngës. Kishte bërë 9 muaj hetuesi në Përmet dhe kur kishte dalë në gjyq, kishte pasur dëshmitarë edhe njerëz të një mbiemri që thoshin se Manoli kishte sharë qeverinë komuniste dhe Enver Hoxhën. Kishte marrë dënimin prej 10 vitesh burg dhe ishte dërguar në Spaç të Mirditës.

Po atë vit, më 26 prill, ishte arrestuar edhe mësuesi Stavro Guxo, një minoritar grek nga Derviçani i Gjirokastrës. Akuzohej për tentativë arratisjeje. U dënua me 18 vite burg dhe u dërgua në Spaç. Ky ishte dënimi i dytë për Stavrin, që ishte dënuar 4 vjet për agjitacion dhe propagandë në vitin 1973.

Me sa duket, ata të dy u miqësuan shpejt, jo vetëm për të ndarë hallet, por edhe planet për arratisje, të cilat nuk mund t’i besoheshin çdo bashkëvuajtësi. Nuk mund të mos doje të ikje nga ai kamp i thellë, ku punohej me normë në minierë, ku të drejtat nuk ekzistonin dhe shtypja ishte bërë dhe më e rëndë pas revoltës së vitit 1973, por pak ishin ata që e merrnin përsipër atë nismë me rrezik të lartë për jetën. Në vitin 1969, për shembull, siç tregon në librin e tij “Burgjet dhe kampet e Shqipërisë komuniste”, Kastriot Dervishi, nga i cili janë marrë të dhënat për burgun e Spaçit, kishin tentuar për t’u arratisur 15 persona. Gjashtë prej tyre ishin kapur ose asgjësuar menjëherë, ndërsa nëntë të tjerë ishin kapur brenda 8 ditëve. Në vitin 1973, një të burgosur që po orvatej të arratisej dhe po kapërcente rrethimin e dytë, e qëllon ushtari i shërbimit duke e plagosur rëndë nga mesi e poshtë dhe I jepet gjoja një ndihmë sa për sy e faqe, por nuk lëvizet nga telat derisa vjen grupi hetimor nga Rrësheni. Imazhi i tij, mbeti mbi tela në mendjen e të dënuarve edhe shumë kohë pasi i plagosuri u zbrit që aty.

Megjithatë Manoli dhe Stavroja guxuan. Arratisjet bëheshin gjatë ndërrimit të turneve, apo nga galeritë e minierës dhe gjithmonë në ditë me mot të keq, me shi, borë e mjegull. Një ditë e tillë ishte dhe 9 dhjetori i vitit 1977, kur Manol Qirici dhe Stavri Guxo kapërcyen të gjitha rrethimet dhe dolën nga kampi duke hedhur në erë gjithë masat e studiuara të sigurisë së lartë. Ngjarjen e asaj date dhe ditët që pasuan e ka riformuar për kujto.al, djali i Manolit, Anastasi.

“Babai im Manol Qirici bashkë me shokun e tij Stavro Guxo u arratisën nga burgu i Spaçit. Ka qenë një dimër i ashpër atë vit, por si u arratisën nga burgu, filloi një borë e madhe. Policia dhe ushtria ishin në kërkim, e gjithë Shqipëria më këmbë. Po kalonin ditë e nuk po kapeshin. Ishte dita e 13-të që ishin arratisur. Kishin arritur afër Kukësit, babait tim i pëlcet stomaku dhe i thotë Stavros: “Ik, më lër të vdes! Ik shpëto ti të paktën, mos bjer në dorë të këtyre kriminelëve!”. Por Stavroja nuk e la dhe e mori në krahë, doli në rrugë automobilistike dhe u dorëzua te makina e parë e policisë që erdhi në drejtim të tyre”.

Njiheshin prej pak muajsh, por në atë çast, nuk mund të kishte burra që të ishin më shumë shokë mes tyre.

“Kështu i marrin e i torturojnë e i çojnë në Tiranë”, vazhdon rrëfimin Anastas Qirici, “ku babain e operojnë nga stomaku dhe për fat, del mirë se në përgjithësi me të burgosurit bënin praktikën studentët e mjekësisë. Dhe më vonë pasi u bë mirë, e nxjerrin në gjyq në qytetin e Rrëshenit, ku dënohet me pushkatim, por e kthejnë dënimin në 25 vjet heqje lirie, plus 10 vjet nga Gjykata e Përmetit, 35 vjet. Si përfundim, 25 vjet heqje lirie. E çuan në burgun e Burrelit të kryente dënimin. Aty ka kryer dënimin vite me radhë deri sa u lirua nga burgu në 10 shkurt të vitit 1991. Kthehet në vendlindje në Mbrezhan dhe ikën në Greqi më familjen e tij”.

Edhe Stavroja u dënua me 25 vite burg. Nga dëshmitë e të burgosurve, mësohet që edhe ai e vijoi dënimin në burgun e Burrelit, ku ndodhej, sipas dëshmisë së Qani Sadikut, në prill të vitit 1985. “Një djalë shumë i mirë me origjinë nga minoriteti grek”, thotë Qani Sadiku për Stavrin edhe pse, pas ndodhisë në malet e Kukësit askush nuk do dyshonte për këtë.

“Babai im pasi doli nga burgu iku në Greqi dhe jetonte me gruan, dy djemtë dhe vajzën e tij në qytetin Agrinio të Greqisë. Manoli u interesua të mësonte ku ishte shoku i tij Stavro Guxo dhe mësuam se jetonte në qytetin e Greqisë, Arta. Ai ishte martuar me një profesoreshë greke e cila punonte në universitetin e Janinës. Me Stavro Guxon u takuam dy herë në qytetin e Artës, ku unë kam shkuar vetë me babain tim. Nuk u takuam më se babai im Manoli pësoi aksident automobilistik më motor dhe vdiq në nëntor të vitit 1992. Kurse unë e takova dhe dy herë të tjera në qytetin e Gjirokastrës. Stavroja ishte ndarë me gruan greke, por kishte një vajzë dhe ishte martuar me një grua nga minoriteti. Kam mësuar se ka ndërruar jetë në vitin 2016 në mos gaboj dhe prehet në fshatin e lindjes, Derviçan të Gjirokastrës”, shkruan Anastasi, nga Gjermania.

Edhe pse mund të thuash shumë për vitet e tyre të burgut, ose të ngelesh pa fjalë, e sigurt është që atje gjetën: shumë vuajtje dhe një shok të vërtetë.

a.çano / kujto.al

Në foton kryesore: Manol Qirici, i ri

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Jay Z dhe Beyonce kërcënohen me jetë

Jay-Z dhe Beyoncé janë në gatishmëri të lartë pasi morën kërcënime me vdekje pas rrëzimit të padisë për përdhunim kundër...

Mix15 orë më herët

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga kafeina

Kafeina mund të jetë një dozë energjike magjike që ju ndihmon të zgjoheni në mëngjeset tuaja, por për disa njerëz,...

Mix15 orë më herët

Çiftet e martuara që qëndrojnë çmendurisht të dashuruar për dekada, shfaqin këto 6 tipare

Jo të gjitha marrëdhëniet janë të bukura dhe me shkëlqim përgjithmonë. Shumë njerëz heqin dorë nga marrëdhënia e tyre pasi...

Mix15 orë më herët

Letra e shkruar nga Isaac Newton në 1704 parashikon DATËN e saktë të fundit të botës

Një letër nga shkencëtari i njohur anglez Sir Isaac Newton parashikonte se kur do të përfundonte bota siç e njohim...

Radar15 orë më herët

Berisha: Vrasja e Mehmet Shehut e ka një ngjashmëri me rastin e Veliajt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se ka një ngjashmëri mes vrasjes së Mehmet Shehut dhe arrestimit të...

Radar15 orë më herët

Arresti për Veliajn, i jashtëzakonshëm?! SPAK: 236 arreste për 2024-n

Ku qëndron pra e jashtëzakonshmja në praktikën e SPAK pêr zyrtarët? Askund veç faktit që u dogj një karrierë politike...

Mix15 orë më herët

Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën

Përpara se të përfshiheni kokë e këmbë në një lidhje të re, kini parasysh që yjet mund të kenë planifikuar...

Radar15 orë më herët

Nisma “Sy m’Sy” në gjithë Shqipërinë; a po kopjon Rama sloganin “Cep më Cep” të Albin Kurtit?

Edi Rama dhe Albin Kurti Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se së shpejti do të nisë maratona...

Mix15 orë më herët

Rolls-Royce prezanton modelin më të fuqishëm të historisë së vet, për 370 mijë euro

Rolls-Royce ka nxjerrë në shitje modelin më të fuqishëm të historisë së vet, Black Badge Spectre, një supermakinë elektrike që kushton rreth...

Radar15 orë më herët

“Shumica e vajzave shqiptare duan meshkujt e fortë, admirojnë banditët”

“Shumica e vajzave preferojnë meshkujt e fortë” – Kështu u shpreh psikologia Aurela Agalliu. Teksa u diskutua mbi krimet e...

Facebook