Mix
Kim Kardashian dhe Kanye West prag divorci!

Kim Kardashian dhe Kanye West po shkojnë drejt divorcit, pas 7 vjetëve martesë. Sipas mediave të huaja, divorci është i pashmangshëm për çiftin e famshëm. Dyshja besohet të ketë kaluar sezonin festiv larg njëri-tjetrit. West ka qëndruar në fermën e tij në Wyoming ndërsa Kardashian mendohet të ketë festuar në Los Angeles.

Sipas burimeve pranë çiftit, shkak për këtë ndarje është familja e Kim. Por problemet mes tyre kanë nisur që herët.

Që prej 2018, çifti është përfolur për një divorc, por siç duket tani ka ardhur vërtet ky moment. Më herët Kim shkroi se bashkëshorti i saj vuan nga bipolariteti.

Ajo shtoi se West është një person i shkëlqyeshëm, por i ndërlikuar dhe se fjalët e tij nganjëherë nuk përputhen me qëllimet e tij. Deklaratat e saj erdhën pasi Kanye mbajti një fjalim ku shpalli kandidaturën për president të Amerikës