Kryesore
Basha: Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sërish, në lidhje me vaksinën ndaj koronavirusit.
Basha shprehet se edhe me vaksinën, është e njëjta histori sii me dështimet e Ramës në 7 vjet. Ai shton se Rama vetëm premtoi përmirësime dhe rezultatet ishin katastrofike.
Për Bashën, vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi përfundimtar i Ramës.
Postimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha:
Edhe me vaksinat e njëjta histori si me dështimet e Ramës këto 7 vjet. Premtoi 300 mijë vende pune dhe shtoi papunësinë dhe varfërinë, rriti koston e jetës dhe shkatërroi ekonominë.
Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kjo do na lëvizë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës.