Kryesore
Një porosi nga Lira Gjika para se t`u bëni fëmijëve dhuratat e festave
Pak përpara hapjes së dhuratave poshtë pemës pediatrja Lira Gjika ka një thirrje për të gjithë prindërit, gjyshërit dhe hallat, tezet e gjithë fisin që kërkon të surprizojë fëmijët.
“Prinder, gjysher, tani qe po vjen viti i Ri dhe ju doni tu beni dhurata femijeve apo niperve, perpiquni te respektoni sensin e mases. Shuma e dhuratave nuk duhet te kaloje “numrin kater”, pra duhen bere gjithsej kater dhurata, jo me shume
-Nje gje qe i pelqen,loder
-nje gje qe i duhet, liber
-nje gje qe mund ta veshe.
-nje gje qe mund ta haje, embelsire.
Perpiquni prinder dhe gjysher ta respektoni kete mase per dhuratat. Femijeve dhe niperve tuaj do tu vleje shume ne te ardhmen”, shkruan Lira Gjika.
Por si ta organizosh? Është në dorën e prindërve të bëjnë një listë dhe t`u vërë në dispozicion të afërme çfarë i duhet fëmijët, pra dhuratën që akoma nuk i është bërë.