Radar
Kush është artisti më i dëgjuar shqiptar i vitit 2020?

Billboard Albania ka publikuar listën e këngëtarëve më të dëgjuar të vitit 2020. Listën e top 10 e kryeson Mozzik, me 66.4 milionë dëgjime, ndërsa në vendin e dytë është reperi Noizy me 62.2 milionë klikime dhe vendi i tretë Capital T dhe Kida.
Këngëtarë të tjerë si 2Ton, Alban Skënderaj, Dafina Zeqiri, Butrint Imeri dhe MC Kresha përmbyllin listën e artistëve më të dëgjuar. Ndërsa përsa i përket këngëve më të dëgjuara e para renditet bashkëpunimi i Kidës me Mozzik, “Paranoja-Pishman”.


Në vendin e dytë është renditur një tjetër hit i verës, dueti i Xhensila Myrtezajt me Ardian Bujupin. “Anna” e Gjikos dhe Nora Istrefit mban vendin e tretë në listën e këngëve më të dëgjuara për këtë vit. Reperi Mozzik kryeson gjithashtu dhe me dy këngët hit, “Madonna” që krahas pëlqimit u kritikua për shkak të tekstit, si dhe dueti me Taynën që solli pak muaj më parë.