Lidhu me ne

Kryesore

PD: Edi Rama dhe Erion Veliaj i dhanë deputetit Sadri Abazi 13.9 milionë euro

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për abuzim me tendera. Sipas kësaj partie përfitues janë edhe familjarë të deputetëve të Partisë Socialiste. Në rastin konkret PD akuzon partinë rivale për dhënie tenderash me një vlerë në total 13.9 milionë euro ndaj nipit të deputetit Sadri Abazi.

“Kompania Alko Impex në pronësi të Arbër Abazit, nipit të deputetit socialist Sadri Abazi, vijon të vjelë begatitë e tenderave nga bashkia e Tiranës dhe qeveria, konkretisht Autoriteti Rrugor Shqiptar.

4.8 milion euro kontrata ka përfituar kjo kompani nga Autoriteti Rrugor Shqiptar vetëm këtë vit.

Që kur Erion Veliaj erdhi në krye të bashkisë së Tiranës, kompania e nipit të Sadri Abazit ka marrë nga kjo bashki tendera me vlerë 9.1 milion euro, nga të cilat 6.2 milion euro kontrata si operator i vetëm dhe 2.9 milion euro në kontrata ku Alko Impex është operatori kryesor i konsorciumit.

Por favoret dhe paratë publike që Erion Veliaj i dhuron bujarisht kompanisë së Arbër Abazit nuk mbarojnë këtu. Kompania Alko Impex shfrytëzon mijëra metra katrorë në ish-Parkun e Automjeteve Kombinat, Rr. e Fabrikës së Qelqit, ku parkon të gjitha automjetet dhe mjetet teknologjike. Një biznesi i duhet të paguajë 2 deri 3 milion lekë në vit për një vend parkimi në Tiranë. Pra, kompania e nipit të Sadri Abazit shmang në këtë mënyrë pagesën e dhjetëra apo qindra miliona lekëve çdo vit.

Për çudi, parkingun e saj të paligjshëm nuk e shikon policia bashkiake e Tiranës, të cilës nuk i shpëtojnë as arkat me domate apo qeset me majdanoz që shiten për të fituar bukën e gojës. Siç e shihni, kjo kompani vjedh qytetin me aprovimin e heshtur të Bashkisë dhe institucioneve të zbatimit të ligjit.

Kompania e Arbër Abazit është e njohur tashmë për shkathtësinë e saj për të fituar tendera qeveritarë me dokumentacion fallso e procedura të dyshimta.

Në vitin 2019, kur jurist i kompanisë Alko-Impex ishte Jonaid Myzyri, njeriu që sot drejton Komisionin e Prokurimit Publik, ky institucion i dha kompanisë së nipit të deputetit socialist kontratën e parë të pastrimit në Tiranë. Tenderi u fitua liçencë fallso dhe identitet të vjedhur të stafit teknik. Kush, përveç juristit Jonaid Myzyri, mund ta ketë përgatitur dosjen e aplikimit për këtë tendër në kompaninë që edhe inxhinierët për kryerjen e punëve teknike i shpik duke vjedhur identitetin e njerëzve që s’kanë asnjë lidhje me Alko-Impex?

Alko-Impex, që ka marrë rreth 30 miliard lekë tendera publikë që nga viti 2015, që nga Puka, në Shkodër, Tiranë, Kavajë, Librazhd, Devoll e Sarandë, ka fituar këahtu një pozitë monopoli në pazarin e punëve publike.

Denoncimet e vazhdueshme në media të tenderave me dokumenta fallso, me staf teknik me identitet të vjedhur dhe me mungesë experience, çuditërisht nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga kompania e nipit të Sadri Abazit.

Nëse Rama nuk do të zbatonte standarte të dyfishta në historitë e korrupsionit me punët publike, do t’ia kishte prishur kontratat kompanisë së nipit të Sadri Abazit siç prishi kontratën e DH Albania tek rrethrrotullimi i sheshit Shqiponja”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së PD, Ina Zhupa.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore17 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar18 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix22 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix22 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix22 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet22 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal22 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske22 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore22 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore4 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook