Lidhu me ne

Kryesore

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në Jon, Idrizi thirrje Presidentit: Mblidh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, ka folur për dekretin e qeverisë Greke për mbylljen e gjireve që konkretizojnë më tej zgjerimin me 12 milje në detin Jon.

Gjatë intervistës, Idrizi i bëri thirrje Presidentit të Republikës të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pasi ky është momenti, në mënyrë që Shqipëria të ketë një strategji për këtë që po ndodh në jugun e Shqipërisë.

Idrizi deklaroi se Greqia në arenën dhe Gjykatat ndërkombëtare është shumë më e fortë dhe lobuese dhe se Shqipëria s’ka shanse të gjejë barazi aty.

Gjithashtu për kreu i PDIU akuzon kryeministri Rama se hesht për këtë gjë dhe e ka miratuar tashmë.

“Ky është një akt i paralajmëruar i Greqisë, prej disa kohësh është anoncuar nga kryeministri grek se në mënyrë të njëanshme do zgjeroheshin ujërat, dhe ishin njoftuar edhe pala shqiptare. Shqipëria jo vetëm e ka ditur, por dha një miratim të heshtur. Zgjerimi me 12 milje që prek interesat shqiptare, dhe jo vetëm edhe zonën ekonomike. Ajo që të vjen keq është se përveç heshtjes, kryeministri iu drejtua duke u munduar të justifikojë këtë akt të njëanshëm të Greqisë që prek interesin territorial dhe ekonomik të Shqipërisë.

Ka dashur ta justifikojë Greqinë. Fillimisht tha se nuk e ka me ne. Pra kur zgjerohet një palë, tjetra do ngushtohet. Pastaj tha që e ka të drejtën e saj, duke na përmenduar edhe Konventën. Sigurisht që thotë se të gjitha vendet zgjerohen me 12 milje detare, por në pikën 15 thotë se aty ku mundet. Nuk është rasti i Shqipërisë me Greqinë. Më pas na thanë që do e çojnë në Hagë. Edhe për këtë ka debat. Çndodhi papritur, ndërkohë që Greqia nxiton të marrë hapa të përsëritur. Edhe dekreti i djeshëm, edhe ai i mëparshmi, dy dekrete të ndryshme për të dobësuar Shqipërinë. Njëri zgjeron 12 milje, tjetri mbyll gjiret e Greqisë, atë të Korfuzit duke shënuar vijën bazë.

Dje kryeministri na paraqiti edhe atë që e ka bërë Shqipëria. Greqia e ka përcaktuar që në 1936. Konventa është që në 1982. Shqipëria e ka bërë në 1990.

Ka një pyetje të madhe, pse u kujtua Greqia tani, pas 40 vitesh, 30 vite pas Shqipërisë. Greqia i ka deklaruar kufijtë e saj territorialë e detarë në 1976. U pa e udhës që nga 15 të kthehej në 12. Nuk jemi në të njëjtin rast. Ajo që bën tjetër përshtypje është se kush thotë që nuk na prek në kanaline Korfuzit. Vërtet aty s’janë 6 milje, por i jep plotfuqishmëri ishujve Erikuza dhe Othonoi. Greqia i paraqet si arqipelag. Dhënia fuqi ndaj tyre. Nuk po bëjmë ekspertin. Me kë këshillohet kryeministri? Po bëhet fjalë për integritetin territorial, s’ka një studio, kryeministri pas 7 vitesh diskutime, duke humbur kaq në negociata na kthehet në pozicionin e z.Berisha që thoshte hajde ta çojmë në Hagë, Nuk është zgjidhja më  e mirë, Gjykata Kushtetuese i ka mbyllur derën. Shqipëria e Greqia mund të diskutojnë vetëm për zonën ekonomike e shelfin kontinental. Kush na garanton ne për GJykatën e Hagës. Po bëhet fjalë për sovranitetin e Shqipërisë, integritetin territorial. Mos i lihet në dorë ky vendim një njeriu të vetmuar.

Po them që kjo që po ndodh ka nevojë për një vëmendje absolute, dhe gjithë institucionet të kenë një strategji kombëtar. Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për atë që mund të ndodhë në jug të Shqipërisë. Rama është servil me të huajt. Në krah të Vuçiçit telendisi të gjithë liderat e Kosovës. Ndërkohë që mbante qëndrime të tilla, në krah të mikut të tij më të mirë në Ballkan, gjente kohë t’i merrte numrin Vuçiçit për Mihajloviçin, ish-trajnerit të Sampdorias i cili ka qenë krahu u Arkanit. Nëse shqetësimet vijnë prej kësaj vendimmarrje, besoj që tashmë kemi ardhur në pikën që opinioni publik duhet të jetë më shumë se kurrë i shqetësuar. Jemi në kufijtë e tradhëtisë kombëtare, s’dua ta besoj.

Sapo e thashë që prekja e interesave kombëtare e fut kryeministrin në llum ku praktikisht si mjaftojnë gjithë bojërat në tavolinën e vet. Kur flet për dinë e imanë, ai as ia ka idenë, s’ka lidhje me këtë punë. Por s’mund të jetë telendar si llazoret e rrugëve, e aq më shumë të etiketojë shqiptarët për transparncën që kërkojnë.

Rama i frikësohet Greqisë dhe vetos së saj në integrimin europian. Kjo që ka ndodhur është në vazhdën e servilizmit ndaj Greqisë e vendeve të tjera. Ky është akti i fundit. Më parë hoqi fjalën për Çamërinë. U bënë varrezat e ushtarëve grekë që erdhën si pushtuesë në Shqipëri. Ajo që më vjen shumë keq është që mirë edhe të vdekurit nuk vlejnë njësoj. Nuk duhet të ketë varreza për shqiptarët e Çamërisë që ranë në shtëpitë e tyre. Ia jep varrezave të ushtarëve grekë dhe jo shqiptarëve të Çamërisë. Çështje ashpërsie është fakti që kryeministri i ka premtuar Greqisë që do e bëjë censusin me vetëdeklarim apo ligji për minoritetet që e nxorën Shqipërinë me 9 minoritete, si dhe hoqëm konceptin e zonave minoritare. Në që në kohë të Zogut e njihnim Dropullin e Finiqin minoritet. Pra, kjo është një vazhdë që të bën përshtypje. Akti i fundit i paralajmëruar i Greqisë, por edhe miratimi i heshtur i kryeministrit, Shqipëria ka nevojë për qëndrim. Në Hagë shkohet me dakordësinë e dy vendeve, si rasti i Italisë me Slloveninë. Nuk është kjo rruga më e mirë. Sllovenia bëri referendum që ta kalonte çështjen në Hagë. Gjykata e Hamburgut është më e mira. Me kë e ka konsultuar kryeministri?  Greqia është shumë më e fortë dhe lobuese. Shqipëria nuk ka shanse të gjejë barazi aty në Gjykatën e Hagës. Po thotë që marrëveshja që do bëhet më e mirë se ajo e mëparshmja. As më e mirë as më  e keqe, marrëveshja më e mirë është ajo e jona”,- u shpreh Idrizi.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook