Lidhu me ne

Kryesore

PD: Veliaj do të paguajë rreth 10 mijë militantë me taksat e rritura

Partia Demokratike ka akuzuar kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se ka dyfishuar numrin e të punësuarve në këtë institucion në prag të fushatës elektorale.

Në një deklaratë për mediat, Akil Kraja tha se me taksat e rritura, Erion Veliaj do të paguajë rreth 10 mijë militantë në bashki.

Ai thekson se numri i punonjësve të Bashkisë Tiranë para ardhjes së Erion Veliajt, 5 vite më parë në pushtet ishte 4020 persona, ndërsa me shtesën e parashikuar për vitin 2021, rezulton që numri i punonjësve të Bashkisë Tiranë ka arritur në 7500 persona.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, AKIL KRAJA

Buxheti i Bashkisë Tiranë për vitin 2021 është konfirmimi i rradhës i abuzimeve dhe të keq-qeverisjes së qytetit nga Erion Veliaj.

Në ditët e kaluara, kolegët Tabaku e Spaho detajuan rritjen e jashtëzakonshme, në dhjetëra miliona euro, të taksave për qytetarët e Tiranës. Flasim për një buxhet që në vitin 2021, parashikohet të kapë shifrën rekord prej 166 milion euro.

Por ku shkojnë këto para?

Pavarësisht se jemi në kulmin e krizës ekonomike, Bashkia Tiranë dyfishon numrin e punonjësve krahasuar me pesë vite më parë. Taksat shkojnë për punësime partiake elektorale, jo për të ndihmuar bizneset apo rritur investimet për lulishtet e gjelbërimin e qytetit. E keqja në Tiranë thellohet gjithmonë e më shumë.

Me shtesën e parashikuar për vitin 2021, rezulton që numri i punonjësve të Bashkisë Tiranë ka arritur në 7500 persona, të cilët i kushtojnë taksapaguesëve të qytetit plot 51 milion euro në paga e sigurime shoqërore. Nëse e konvertojmë këtë shifër në kosto për ditë pune, punonjësit e Erion Veliajt i kushtojnë qytetarëve të Tiranës plot 200.000 euro dita e punës. E ripërsërisim 200 mijë euro dita e punës në paga e sigurime shoqërore.

Në këtë sens, vlen të rikujtojmë që numri i punonjësve të Bashkisë Tiranë para ardhjes së Erion Veliajt 5 vite më parë në pushtet ishte 4020 persona. Pra, krahasuar me parashikimin për vitin 2021, flasim për një dyfishim të stafit të Bashkisë në vetëm 5 vite. Ja se ku shkon rritja e taksave.

Por nëse shtojmë dhe aparatin e UKT-së, apo dhe punësimet e lidhura drejtëpërsëdrejti me Bashkinë Tiranë, në kuadër të realizimit të buxhetit të saj, në vitin 2021 mund të flasim pa frikë për një Bashki që punëson 10.000 persona.

10.000 punonjës të cilët sipas denoncimeve të ndryshme, detyrohen shpesh herë t’i bëjnë share, like apo të komentojnë postimet e propagandës bashkiake apo edhe të asaj qeveritare. 10.000 punonjës të cilët shpesh herë detyrohen të shërbejnë si dekor apo për të mbushur sallat për aktivitetet elektorale të Erion Veliajt.

Ky është rezultati i reformës territoriale. Dështimi i rradhës së qeverisë Rama. Një reformë e cila supozohej të rriste performancën e Bashkive të vendit, t’i sillte ato më afër qytetarëve duke ulur taksat dhe rritur llogaridhënien. Por nga reforma territoriale, qytetarët po marrin më shumë kriminelë në krye të bashkive të vendit, rritje të taksave, më pak demokraci dhe instalimin si askund në botë të një totalitarizmi vendor.

Qytetarët e Tiranës e kanë tanimë të qartë. Rritja e rradhës së taksave dhe tarifave bashkiake shkon për të ushqyer një buxhet elektoral prej 166 milionë eurosh dhe për të paguar pagat e 10.000 punonjësve. Ky është buxheti rekord i Bashkisë Tiranë për vitin 2021.

Më 25 prill Tirana e ka shumë të qartë votën e saj. Erion Veliaj do të sanksionohet për arrogancën e tij, për abuzimet dhe për mashtrimet e tij të përditshme. Tirana meriton më shumë. Koha për të dhënë llogari po afron.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook