Kryesore
Parashikimi i “The Economist”/ Në 2050-ën Shqipëria do të humbasë çerekun e popullsisë, shkaqet
Foto Ilustruese
Shqipëria deri në vitin 2050 parashikohet të humbasë 25 % të popullsisë së saj. Presigjozja “The Economist” ka bërë një parashikim për situatën ën botë dhe asaj që pritet të nodhë në të ardhmen.
Në artikullin që i kushtohet Ballkanit, të shkruar nga njohësi i mirë i këtij rajoni, Tim Judah, theksohet se shkaqet kryesore plakjes së popullsisë janë dy: Emigrimin masiv dhe rënia drastike e lindshmërisë që ka zbritur në shumë më pak se dy fëmijë për çift.
“Projeksionet vlerësojnë se deri në vitin 2050, Bullgaria do të ketë humbur 39% të popullsisë së saj krahasuar me 1989, Bosnja 37%, Rumania 31%, Serbia dhe Kroacia 24%, dhe Shqipëria 25%” shkruhet në artikull, ndërsa nënvizohet se “Që nga periudha e rënies së komunizmit dhe fundit të luftërave në Jugosllavi, banorët e Ballkanit bënë më pak fëmijë dhe emigruan masivisht.
Shifrat e lindshmërisë kanë rënë ndjeshëm në të gjithë rajonin, thuhet më tej në artikull. Këto fenomene sjellin jo vetëm paksim dhe plakje të shpejtë të popullsisë, por ato mbi të gjitha, sipas “The Economist”, pengojnë edhe një planifikim afatgjatë të prioriteteve të vendeve që preken nga tkurja e popullsisë. Duke mos ditur trendin e zhvillimit askush nuk mund të mendojë se çdo të bëhet me shkollat e ardhshme fillore apo me politikat e pensioneve.
