Lidhu me ne

Kryesore

PD: Tirana i vetmi qytet me taksë për arsimin, me 30 milionë euro të mbledhura nuk ka ndërtuar asnjë shkollë

Partia Demokratike ka hedhur akuza në drejtim të kryebashkiakut Erion Veliaj i cili po shpërdoron taksat e banorëve të Bashkisë Tiranë.

Sipas PD-së pavarësisht se janë mbledhur 30 milionë euro nga taksa për infrastrukturën arsimore nuk është ndërtuar asnjë shkollë deri më tani.

Përfaqësuesi i PD-së, Mateo Spaho në një deklaratë për mediat tha se Tirana është qyteti me taksat më të larta në vend dhe drejtuesi i saj nuk ka mbajtur premtimet për ndërtimin e shkollave.

E thënë kjo sipas Spahos, të gjitha shkollat e deri më tanishme janë ndërtuar sipas modelit PPP dhe jo investime direkte nga buxheti i Bashkisë Tiranë.

Deklarata e plotë:

Tirana është sot qyteti me taksat më të larta në vend. Është i vetmi qytet që ka një taksë për infrastrukturën arsimore, të cilën do të vazhdojmë ta paguajmë edhe vitin e ardhshëm.

Taksa është e paligjshme, antikushtetuse, pasi arsimi publik në Shqipëri është falas, por kjo është vetëm njëra anë e medaljes.

Ana tjetër është se paratë që u ka marrë banorëve të Tiranës për këtë taksë të paligjshme, Bashkia nuk i ka investuar në shkolla. Kur taksa u vendos nga Erion Veliaj, sapo mori drejtimin e Tiranës, u tha se qëllimi parësor është heqja përfundimisht e mësimit me dy turne, rikonstruksioni i shkollave ekzistuese dhe ndërtimi i 17 shkollave të reja.

Sot, të gjithë e dimë se ky është një premtim i pambajtur. Erion Veliaj vazhdon të na zhvasë nga lekët me taksën gjoja të përkohshme të arsimit, por fëmijët janë me 2, 3, madje edhe me 4 turne. 17 shkollat e reja ekzistojnë vetëm në projektet klienteliste korruptive të PPP-ve.

Është rasti të përmendim se megjithëse ka kaluar 1 vit nga tërmeti, Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk ka ndërtuar asnjë shkollë të dëmtuar në Tiranë.

Premtimet nuk janë mbajtur, sepse si i pari i Bashkisë, si i pari i qeverisë janë politikanë që mashtrojnë elektoratin me premtime të rreme.

Si çdo muaj të këtyre 5 viteve, edhe vitin e ardhshëm me faturën tonë të ujit do të paguajmë edhe taksën për infrastrukturën arsimore, pa marrë asgjë mbrapsht. Janë 18 mijë lekë çdo vit në faturën e familjarëve, 40 mijë deri në 370 mijë lekë në faturën e biznesit të vogël dhe të madh.

Nuk i kanë shpëtuar taksës që nga shërbimet, dyqanet, marketet, punishtet, fabrikat, profesionistet e lirë e deri te OJQ-të.

Të gjithë paguajnë për taksën e infrastrukturës shkollore, por shkolla të reja dhe të mirëmbajtura në Tiranë nuk ka. Nga viti 2016 deri më sot Erion Veliaj ka arkëtuar 30 milionë usd nga kjo taksë. Me kaq shumë para të marra nga qytetarët e Tiranës, çdo shkollë në Tiranë duhet të kishte ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm me kushtet minimale të higjienës për të mos shndërruar shkollat ne vatrat më të mëdha të infeksionit.

Me 30 milionë dollarë, Erion Veliaj do të duhej të kishte ndërtuar së paku 12 shkolla moderne deri më tani. Por sa shkolla ka ndërtuar në fakt?

Përgjigja është zero shkolla!

Pse? Sepse është një politikan që premton shumë dhe bën pak ose aspak. Sepse është modeli i politikanit që nuk na duhet, i cili ka interesin e klientëve të parin.

Megjithëse na ka marrë rreth 30 milionë dollarë taksë për arsimin, Erion Veliaj ka bërë gati kontratat për të ndërtuar shkollat me PPP, shumë shtrenjtë dhe me interes të lartë, duke u siguruar klientëve të tij fitime të mëdha.

Më konkretisht. Erion Veliaj po na detyron që, përveç taksës së arsimit, ne të paguajmë edhe 58 milionë dollarë të tjera, plus 14 milionë dollarë i nteresa për klientët e PPP-ve.

Bashkia paguan për këto shkolla një interes të lartë me PPP, 6.2 përqind, ndërkohë që po të kishte marrë vetë kredi dhe të shpallte tender normal, interesi do të ishte deri në 6 herë më i ulët.
Skema është e qartë. Erion Veliaj, njësoj si Edi Rama, nuk ka prioritet shkollat, por klientët e PPP-ve. Ndërkohë që ne do të paguajmë taksën e shkollës, do të paguajmë edhe 14 milionë dollarë shtesë për aferat e pista të Erion Veliajt me shkollat. Boll më me këtë vjedhje dhe abuzim, që po na lë tëfundit kudo. Kryeqytetit i duhet një njeri i përgjegjshëm! Shqipërisë i duhet një qeveri e përgjegjshme. Bashkë ne mund dhe do të bëjmë ndryshimin!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook