Lidhu me ne

Kryesore

Ujgurët, asgjësimi i një populli në mospërfilljen e Perëndimit

Nga Pierluigi Battista

Perëndimi, Evropa, demokracitë  nuk do të bëjnë asgjë e prandaj do të humbasin çdo besueshmëri të mbetur kur do të recitojnë madhështinë e vlerave të tyre, për të ndaluar përndjekjen e egër kineze kundrejt Ujgurëve, një popull (rreth njëmbëdhjetë milion njerëz), të etnisë turkofone e të besimit mysliman, të masakruar në krahinën e Sinkiangut tashmë të shpërngulur në masë në kampet e përqëndrimit. Lajmi i ri është që Huawei, kollosi kinez i telekomunikacionit, të cilit qeveritë perëndimore rrezikojnë t’i paguajnë një kambial në të bardhë, duket se ka vënë në punë një software për identifikimin fytyror të ujgurëve, me lejen pasuese të spiunimit për t’i a përcjellë xhelatëve të Pekinit. Të gjithë heshtin, me përjashtim të veprimit fisnik të kampionit francez Antoine Griezmann, që ka ndërprerë kontratën e tij me Huawei-n për të mos qënë bashkëpuntor i përndjekjes sistematike të një populli të tërë. Ajo që është e sigurtë është se në vitet e fundit janë asgjësuar qindra mijra Ujgurë. Është e sigurtë, tashmë ka një dokumentim të gjërë që e tregon se shpërngulja e Ujgurëve bëhet simbas formave që bëjnë t’i hyjnë të dridhurat të gjithë atyre që ruajnë sado pak kujtesën historike: njerëzit të grumbulluar një gjunjë pranë shinave me ushtarët që i mbikqyrin me pushkë të ngrehur, të gatshëm për të hipur në trena me vëndmbërritje të caktuar kampet e punës së detyruar; me shterpëzimin e detyrueshëm të grave; keqtrajtimin e të moshuarve; urinë; pushkatimin për atë që ngre krye. Sigurisht bëhet fjalë për një praktikë asgjësimi që do të duhej të fyente ndërgjegjet tona. Është e sigurtë se asnjë përfaqësues i qeverisë sonë nuk ka shqiptuar asnjë fjalë kundër Kinës, një fuqi kundrejt së cilës nivelet e nënështrimit ekonomik e pjesërisht gjeo-politik kanë arritur maja të turpëshme. Është e sigurtë se të mos shprehurit asgjë mbi përndjekjen kineze e kthen çdo fjalë e çdo veprim të të shenjtit dënim të Egjyptit e të dhunimit nga ana e tij të të drejtave njerëzore, një shfaqje të një hipokrizie të pakrahasueshme. Është e sigurtë se kur bëhet fjalë për një Vënd të pasur e të fuqishëm, nuk ka ngashërim për fatin e Ujgurëve që mund t’i japë jetë çdo shfaqjeje të guximit qytetar e politik. Nuk ka dyshim që Atoin Griezmann, që është një njeri serioz, nuk do të ketë shumë ndjekës e dëshmi solidariteti.

“Corriere della Sera”

Përktheu Eugjen Merlika   /Gazeta Liberale

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook