Lidhu me ne

Kryesore

PDIU akuzon Ramën: Ç’të ka premtuar Greqia në këmbim të detit

PDIU akuzon Ramën: Ç’të ka premtuar Greqia në këmbim të detit

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama sqarime në lidhje me ndonjë marrëveshje të mundshme me kryeministrin grek Mitsotakis për zgjerimin e ujërave territorial të Greqisë.

Reagimi i PDIU-së vjen pak orë pasi Këshilli i Shtetit grek miratoi dekretin për zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje në drejtim të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, PDIU shprehu dyshimet se Rama ka marrë ‘premtime’ nga shteti grek:

“Shqiptarët sot duan të dinë se çfarë i është premtuar Edi Ramës në “darkën e gabuar” dhe më pas gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm Dendias në Tiranë.

Shqiptarët sot duan të dëgjojnë se cilat janë të drejtat dhe pretendimet e Republikës së Shqipërisë për delimitimin e ujërave në Detin Jon dhe projekti ku parashtrohen këto pretendime.”

PDIU akuzoi Ramën se gjatë gjithë kësaj kohe ‘ka justifikuar pretendimet e palës greke’ për zgjerimin e ujërave territorial.

Dekreti i miratuar të premten nga Këshilli i shtetit grek i jep të drejtë Greqisë të hulumtojë ose ndryshe të shfrytëzojë burimet detare, përfshirë prodhimin e energjisë elektrike të ujit dhe ajrit. Ky vendim vjen pas dy muajsh ku u njoftua se marrëveshja e detit do të zgjidhej nga drejtësisa ndërkombëtare.

Me 20 tetor, kryeministri Edi Rama njoftoi se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për 12 miljet detare do të shqyrtohet nga gjykata ndërkombëtare në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook