Lidhu me ne

Aktualitet

Tiranë kaotike

Podiumi – Cilën detyrë shtëpie kemi plotësuar e dashur qeveri  shtet-rrethuese??
Ardit Haxhija

Afrimi i festave të fundivitit na sjell pranë njerëzit e dashur qe jetojnë larg. Në të njëjtën kohë na sjell në vëmendje një problem të mbartur për të cilin shumëkush hesht.

Trafiku i rënduar jashtë cdo lloj norme i cili nuk mund të mbulohet as nga propaganda ditore e qeverisë e ka kthyer kryeqytetin në një ferr të vërtetë për cdo shofer/e. Situatë që ngjan me atë të shiut të “rrëmbyeshëm” që përmbyt kryeqytetin brenda orës.

Ky problem ende i pazgjidhur bëhet akoma më i vështirë duke parë keqmenaxhimin e situatës nga ana e qeverisë. Shembulli më konkret është hapja kantier e shumë rrugëve në të njëjtën kohë. Si të mos mjaftonte prishja e këtyre rrugeve akoma më kritike e bën situatën mos-krijimi i rrugëve alternative.

Në një kohë që tenderimi i rrugëve kushton miliona euro, nuk përfshihet asnjë zë per krijimin e rrugëve alternative periodike, që të lehtësohet sa më shumë lëvizja. Problemi shumëfishohet me bumin e ndërtimeve duke mbyllur apo ngushtuar dhe ato pak rrugë te mbetura. Në nje vend normal do ndërtohej rruga në fillim e pastaj do fillonte ndërtimi i pallateve ndersa tek ne ndodh e kundërta.

Përfshirja direkte apo indirekte e medias në ndërtime ka bërë që zëri i qytetarëve të mbesë brenda makinës së tyre ose më e keqja në kacafytje me qytetarin e makinës tjetër. Sigurisht që përdorimi i mjeteve alternative(bicikleta apo motori) siç dhe e trumbeton bashkia, i jep frymëmarrje qytetit por asesi të jetë ky problemi i vërtetë. Shqetësimi i vërtetë i këtyre që “ndërtojnë” eshte afrimi i zgjedhjeve. Nevoja për tu dukur në sytë e qytetarëve që po ndertojnë rrugë bën që të bashkohen të gjitha projektet bashkë dhe të kemi bum prerjesh shirita rilindjeje pak para 25 prillit. Në të vërtetë detyra e qeverisë duhet të ishte lehtësimi i jetës së qytetarëve. 

Nuk mund te justifikohet paralizimi total i trafikut për muaj me rradhë me “punët” e mëdha qe po bëhen ne kryeqytet. Edhe sikur qyteti të ndërtohej nga e para jeta e perditshme e qytetarëve është ajo që ka rëndësi. Për parantezë, Teksa po bëhej një rrugë ne Zvicër, një nga shtëpitë qe do prishej u vendos që te zhvendosej me rrota që qytetarët te ishin të lumtur. Fundja gjithçka bëhet për qytetarët.

Nuk mund të përdoret si justifikim as popullsia e shtuar e Tiranës ne kaosin e krijuar. Vende më të vogla se Tirana në sipërfaqe e më të mëdha ne popullsi nuk kanë asnjë nga problemet e mësipërme. Ndaj qeveria duhet të ulë kokën e të lërë arrogancën ose të hapë krahun. 

Kryeqyteti duhet të kthehet ne normalitet sa më parë e të hiqet dorë nga eksperimentet apo sjelljet fëminore e të papërgjegjshme të nje grushti njerëzish. Ti kthejmë Shqipërisë kryeqytetin që meriton sot që fëmijët të na kujtojnë mot.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook