Lidhu me ne

Kryesore

Shtypi shqiptar / Lajmet e fundit kryesore shkurtimisht

LAJMI I FUNDIT: Koronavirusi arrin edhe në Skënderaj - Lajmet e fundit -  Zëri

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim kanë firmosur marrëveshjen e ekstradimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që zëvendëson traktatin e vitit 1933 të firmosur nga Faik Konica. 

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Nikollë Sherrnikun, autorin e dyshuar për vrasjen e efektivit të policisë, Xhulio Prela.  Avokati i Sherrnikut deklaroi se vendimi i marrë nga gjykata është i pambështetur në prova, ndërsa vjehrri i Nikollë Sherrnikut ka deklaruar se natën kur ka ndodhur ngjarja, ai ka qenë në shtëpinë e tij.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka shkarkuar nga detyra Konsullin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, Halim Krasniqin. Krasniqi reagoi duke e quajtur si hakmarrje politike vendimin e shkarkimit.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka intensifikuar lëvizjet për zgjedhjet e 25 prillit. Burimet bëjnë me dije se në Shkodër, lideri demokrat ka caktuar si drejtues politik, Helidon Bushatin, ndërsa në Fier do të jetë Enkelejd Alibeaj. Ndërkohë që po vijon puna për drejtuesit qarqeve të tjera.

Një variant i ri i koronavirusit që po përhapet me shpejtësi në Britaninë e madhe Madhe mbart mutacione që mund të nënkuptojnë se fëmijët janë aq të ndjeshëm ndaj infektimit me të sa të rriturit – ndryshe nga llojet e mëparshme, deklaruan ekspertët.

Komisioni Evropian ka miratuar përdorimin e vaksinës anti-Covid të prodhuar nga kompania amerikane Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech. Presidentja e KE, Ursula von der Leyen tha në një komunikim për mediet se vaksinat e para do të transportohen nga vendi i prodhimit në të gjithë BE-në.

2020 është viti më vdekjeprurës në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kjo si pasojë e pandemisë Covid-19. Java që lamë pas regjistroi bilancin më të rëndë të viktimave, 18 mijë persona humbën jetën, ose një në çdo 33 sekonda.

E shpjeguar/ Kosova me qeveri antikushtetuese dhe pa president, si u ndërruan dy kryeministra në kohë pandemie

E lidhur: Analiza e DW: Kosova në kolaps politik dhe para kolapsit institucional në kohë pandemie.

Bilanci i Covid-19 në Shqipëri: 13 humbje jete në 24 orë, mes tyre një 33-vjeçare; Ulen rastet e infeksionit, më shumë të shëruar.

Një haker shqiptar i Bitcoin, 28-vjeçari vodhi mbi 500 mijë euro, e kërkojnë 3 shtete evropiane.

Helidon Bushati prezantohet si drejtuesi politik i PD në Shkodër: Synojmë shtatë mandate në rang qarku.

Policia e Shtetit në 7 vite, Çuçi: Kemi lënë pas Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandën.

 Mutacioni i Covid-19, BE u kërkon vendeve të heqin ndalimet e udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar .

Antarktida regjistron rastet e para me Covid-19.

MË TEPËR

Kryesore5 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal6 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar6 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike6 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet6 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske6 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar6 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar6 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar6 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook