Lidhu me ne

Kryesore

Mjeku shqiptar Arjet Gega mori vaksinën Pfizer në SHBA: Vetëm vaksinimi, do të na nxjerrë nga kjo situatë!

Mjeku shqiptar që mori vaksinën Pfizer në SHBA flet për

Mjeku shqiptar në SHBA, Arjet Gega, i cili që prej fillimit të pandemisë ka qenë në vijën e parë të luftës, mori dje vaksinën kundër koronavirusit. Gega është mjek i sëmundjeve infektive ne St. Mary’s Hospital, Waterbury, CT dhe asistent Profesor në Quinnipiac University School of Medicine. Eksperiencën e tij ai e rrëfeu në një intervistë në Dritare.net, se si ndjehet tani pas injeksionit, ndërsa vuri theksin se njerëzit duhet të jenë besimplotë për çdo vaksinë që merr autorizimin për përdorim.

Mjeku shqiptar që mori vaksinën Pfizer në SHBA flet për

Dritare.net: Doktor, si ndjeheni tani që keni marrë vaksinën?
Dr. Arjet Gega: Faleminderit, unë jam shumë mirë me shëndet. Efektet anësore që priten, janë dhimbje normale e muskulit që është normale për çdo lloj injeksioni, që mund të vazhdojë për disa orë, dhimbje trupi dhe në disa raste në më pak se 10% e rasteve, edhe temperaturë që zgjat më pak se 24 orë. Unë nuk kam pasur asnjërën nga këto, përveç dhimbjes normale të injeksionit.
Dritare.net: Aktualisht ju qëndroni në shtëpi? Sa orë duhet të monitorohet gjendja, pas marrjes së vaksinës?
Dr. Arjet Gega: Aktualisht unë jam në shtëpi sepse këtu ka një stuhi dëbore (qesh). Por në kushte të tjera, dikush mund të bëjë vaksinën dhe të shkojë në punë. Mund të monitorohet deri në gjysmë ore, për të parë nëse ka një efekt të menjëhershëm, flasim për ndonjë efekt alergjik.

Mjeku shqiptar që mori vaksinën Pfizer në SHBA flet për
Dritare.net: Ju e keni marrë vaksinën sepse jeni pjesë e stafeve mjekësore apo jo?
Dr. Arjet Gega: Po. Unë jam mjek i sëmundjeve infektive, jemi në vijën e parë të luftës. CDC i ka kërkuar të gjithë spitaleve në Amerikë emrat e stafeve që janë në vijën e parë të luftës, sepse nëse nuk do të kishte kufizime sa i përket dozave të vaksinës, do t’i ofrohej të gjithë popullsisë. Por duke qenë se dërgesat e para janë të kufizuara, është vendosur që grupi i parë i të vaksinuarve të jetë personeli mjekësor që merret drejtpërdrejtë me pacientët me Covid-19. Kjo përfshin personelin e urgjencave, reanimacionit, mjekët e sëmundjeve infektive etj. Është ky grup që është vaksinuar në fillim.
Dritare.net: Kur do ta merrni dozën e dytë?
Dr. Arjet Gega: Pas 21 ditësh sepse unë kam marrë vaksinën Pfizer, për Modernën është pas 28 ditësh, por kjo vaksinë ende nuk është miratuar nga FDA. Te premten do të mblidhet komisioni dhe besoj që do të miratohet, sepse është e ngjashme dhe në këtë mënyrë do të kemi më shumë doza, qoftë në Amerikë, po kështu edhe në vendet e tjera. Por nuk mund të ndodhë që dikush të marrë dozën e parë të Pfizer dhe të dytën nga Moderna. Po kështu, duhet patjetër të merren të dyja dozat. Sepse thuhet shpesh që pse duhet t’i jepet dikujt dy doza, kur mund të marrin më shumë njerëz vetëm një dozë. Por kjo është të shkosh kundër studimit. Sipas informacionit shkencor që kemi, vaksinimi duhet të funksionojë me dy doza.
Dritare.net: Si është situata tani atje? Kur mendoni se vaksina do të fillojë ta japë efektet?

Mjeku shqiptar që mori vaksinën Pfizer në SHBA flet për
Dr. Arjet Gega: Vaksinat janë të rëndësishme, jo vetëm në planin personal por edhe në planin komunitar. Pra çdo gjë varet nga vaksinimi. Por vaksina vetë nuk na shpëton, pra prezenca e 1, 2, apo 3 vaksinave nuk na nxjerr nga situata. Ajo që na nxjerr nga situata, janë fushatat e vaksinimit dhe vaksinimi i popullsisë. Kemi nevojë që 60-70% e popullsisë të vaksinohen. Shpresojmë që të paktën këtu në SHBA, në fund të pranverës dhe në fillim të verës të kemi fillim vërtet frytet e fushatës së vaksinimit, pra numri i të infektuarve të bjerë në normalitet, që të kemi mundësi të kthehemi në normalitet. Kthimi në normalitet nuk do të varet vetëm nëse unë e bëra ose jo vaksinën, do të varet nëse popullata do të vaksinohet. Prandaj të gjithë njerëzit duhet të vaksinohen. Sepse kjo është një luftë e përbashkët. Është e njëjta gjë si në rastin e infektimit. Pavarësisht se dikush mund ta kalojë lehtë, pa simptoma, ai është transmetues i virusit. Mund të jetë shkaktar për sëmundjen dhe vdekjen e personave të tjerë. Në pandemi është e rëndësishme që të veprohet në grup. Sa më shumë njerëz të vaksinohen, aq më mirë është.

Mjeku shqiptar që mori vaksinën Pfizer në SHBA flet për

Sfida do të jetë me kohën si fillim, se sa shpejt do të jemi ne në gjendje të prodhojmë doza të vaksinave. Është e rëndësishme që popullsia globale të vaksinohet, dhe dalëngadalë do të rikthehemi në normalitet. Por kjo varet nga reagimi i liderët botërore, por edhe nga popujt. Në rast se vaksina sigurohet në Shqipëri, por popullsia nuk vaksinohet atëherë nuk mund të arrijmë sukses.
Dritare.net: Kur do të jeni imun ndaj koronavirusit, pasi keni marrë vaksinën?
Dr. Arjet Gega: Pas ditës së 12/13 fillon të krijohet imuniteti, dhe pas dozës së dytë që është pas 21 ditësh mund të flasim për imunitet të plotë, por deri në 95 sipas efikasitetit të vaksinës. Por edhe pas kësaj dite duhet të ruhemi sërish, të mbajmë distancën, të mbajmë maskën. Dhe kjo duhet të vazhdojë derisa të arrijmë imunitetin e tufës./dritare.net

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kritike10 orë më herët

Nuk e ka fajin fëmija që nuk lexon, por prindërit!

“Djali im nuk ka vullnet dhe nuk mëson asgjë”. Unë i them vazhdimisht po pse more nuk mëson, po mëso...

Sport10 orë më herët

Jude Bellingham është lojtari më i shtrenjtë në botë, vlen 251.4 mln euro!

Sipas Observatorit të Futbollit të Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive (Cies), mesfushori anglez i Real Madridit, Jude Bellingham është aktualisht...

Radar10 orë më herët

Berisha shkatërron shpresat e Mul Nokës: Sa të kem jetë do jem në politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dërguar një mesazh të fortë për ata që mendojnë se ai mund të largohet nga skena...

Aktualitet11 orë më herët

Tjetër instalacion në kryeqytet, Tirana Moons vendoset tek Politekniku

Në relacionin arkitektonik, struktura modulare “Hënë” është një pavijon sferik i bërë kryesisht prej druri dhe pëlhure. Foto ilustruese Tirana...

Mix12 orë më herët

Sekreti i rënies nga pesha – Kur duhet të hani mëngjesin dhe darkën

Ushqyerja është një aspekt shumë i rëndësishëm i shëndetit të organizmit. Krahas saj, koha e ushqyerjes është po aq e...

Mix12 orë më herët

Blackstone do investojë 300 milion dollarë në kompaninë e Inteligjencës Artificiale

Blackstone po investon në një kompani që i ndihmon organizatat të ruajnë dhe analizojnë në mënyrë më efikase sasi të...

Mix12 orë më herët

Il Ragazzo Dai Pantaloni Rosa, një film për bullizmin dhe pasojat e tij ishte më i ndjekuri i 2024 në Itali

70 milionë spektatorë vetëm në kinema në vitin 2024. Një shifër e përgjithshme prej rreth 493.9 milionë eurosh për një...

Mix12 orë më herët

Brooke Shields: Doktori më bëri operacion në pjesët intime pa aprovimin tim

Brooke Shields ka shkruar një libër autobiografik, i cili del të martën e 14 janarit në shitje. Mes shumë rrëfimeve...

Mix12 orë më herët

Jessica Alba divorcohet pas 17 viteve martesë

Jessica Alba dhe Cash Warren ndahen. Aktorja ka folur gjithmonë për marrëdhënien e tyre si shokë dhomë. Prej pak orësh...

Mix13 orë më herët

A e dini emrin e vërtetë të personazhit më të komentuar të momentit, Gjesti?

Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Gjesti, ka surprizuar publikun me lëvizjen e tij më të fundit. Vetëm...

Facebook