Lidhu me ne

Kryesore

Djali i Sokol Olldashit, Glauku: Patozi e Topalli parti inati, s’do ndikojnë në rezultatin e PD-së

Glauk Olldashi, djali i ish-deputetit e ministrit të PD-së, Sokol Olldashi, ka rrëfyer rrugën e tij në hapat e të atit në politikë.

Në një intervistë për Euroneës Albania, ai ka theksuar se partitë e reja të themeluara nga ish-zyrtarë të PD-së janë parti inati e mllefi e se nuk do ndikojnë në rezultatin që do marrë PD-ja në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

“Ata kanë bërë zgjedhjet e veta, nuk mund të gjykoj sepse unë jam djali i tyre në moshë. Ata të gjithë kanë bërë gjykimin e vet. Sa i përket ndikimit në zgjedhje, varet nga kandidaturat e PD. Nëse PD do ketë kandidatura shumë të mira, ndikimi i tyre do jetë zero. Janë parti inati, mllefi. Pra, votuesit e Jozefinës, Astritit janë votues që votojnë me mllef dhe nuk do të votonin PD nëse nuk do të ishin këto parti.” – tha Olldashi.

Ai komentoi edhe protestat e fundit në vend që shpërthyen pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie duke thënë se edhe pse mund mos jetë e hijshme djegia e koshave apo thyerja e xhamave por është edhe më e rëndë arrestimi i qindra fëmijëve.

“Unë i kam mbështetur me gjithë shpirt protestuesit dhe kam qenë plotësisht dakord me protestën. Mund të thotë dikush që kishte akte dhune, djegie koshash. Natyrisht që nuk është e hijshme, por edhe të arrestosh 400 fëmijë, të tërheqësh zvarrë 13-vjeçarë se thyen një xham, t’i gjuash me gaz. Protesta nuk ka qenë, politike ka qenë duf.” – shton Olldashi në intervistën e tij.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar1 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar1 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar1 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook