Aktualitet
Disa gjëra që duhen thënë për Dosjen 184
Nga Gentian Trenova
- Ishte viti 2016. Në Korrik u miratua reforma në drejtësi me 140 vota dhe qeveria kishte kredencialet më të larta nga të huajt, ndërkohë në shtator ndodhi krimi elektoral në Dibër.
- Procesi i vettingut largoi prokurorin dhe gjyqtarin që i dha rrugë hetimit dhe përgjimit të zyrtarëve të lartë për krimin e zgjedhjeve, ndërsa prokurorët që mbajtën mbyllur dosjen u shpërblyen me vettingun.
- Dosja 184 rrëzoi të gjitha raportet e ndërkombëtarëve për realitetin në Shqipëri, raportet për reformat në drejtësi, ne administratë, në ligjin zgjedhor, në policinë e shtetit, raportet për lidhjet e krimit të organizuar me qeverinë.
- Sipas interpretimit që bëri SPAK për grupin e strukturuar kriminal në rastin e dosjes 184, duhet të hiqet kjo dispozitë nga Kodi Penal. Nuk mund të gjendet rast apo shembull më i përshtatshëm se dosja 184 për të treguar sesi është grupi i strukturuar kriminal.
- Të huajt në Shqipëri nuk u interesuan asnjëherë për këtë dosje sepse zbardhja e saj do të çonte në dështim të gjithë investimin e tyre për reforma.
- Opozita shqiptare u kujtua për këtë dosje vetëm në vitin 2019 kur Zëri i Amerikës publikoi disa të dhëna për hetimet e nisura.
- Dështimi i hetimit të kësaj dosjeje tregoi se reforma në drejtësi ishte një mashtrim i madh për publikun.