Lidhu me ne

Kryesore

Revista Monitor: Kastrati në negociata për blerjen e koncesionit të aeroportit të Rinasit

Grupi “Kastrati”, më i madhi në vend, është në negociata për të blerë aksionet e kompanisë kineze, “Real Fortress Private Limited”, e cila zotëron 100% të aksioneve të “Tirana International Airport”, që menaxhon koncesionin e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

“Monitor” ka mësuar se palët janë në negociata dhe transaksioni pritet që të përfundohet gjatë javës së ardhshme.

Të kontaktuar nga Monitor, burimet zyrtare të “Tirana International Airport” nuk bënë asnjë koment.

Grupi kinez, i shërbimeve financiare China Everbright, njoftoi ne prill 2016 se kishte nënshkruar marrëveshjen për blerjen e të drejtave koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, përmes filialit të saj “Real Fortress Private Limited”. Të drejtat koncesionare u blenë nga tre aksionerët Albanian-American Enterprise Fund “AAEF”,  DEG-Deutsche investitions-und Entëicklungsgesellschaft mbH” dhe (“AviAlliance GmbH”), që kishin nënshkruar një kontratë koncesioni me qeverinë shqiptare në vitin 2004. Çmimi i shitjes së kuotave te kompania kineze ishte 82.25 milionë euro, sipas kontratës zyrtare.

Kastrati është grupi më i madh në vend, me aktivitetin kryesor në fushën e tregtimit me pakicë dhe shumicë të hidrokarbureve, por që vitet e fundit është diversifikuar, kryesisht në sigurime, në sektorin e ndërtimit dhe turizmit dhe tashmë po hyn dhe në transportin ajror, përmes aeroportit.

Në vitin 2019, qarkullimi vjetor i grupit iu afrua 90 miliardë lekëve (730 milionë eurove), duke shënuar vitin më të mirë historik, pas një rritjeje të të ardhurave me rreth 5%.

Në 2019-n, Kastrati kaloi si grupi më i madh dhe për fitimet. Kompanitë kryesore të grupit “Kastrati group” (tregtim me shumicë i naftës), “Kastrati shpk” (tregtim me pakicë i naftës), “Alb-Siguracion” (sigurime) dhe Autostar Albania (tregtim dhe shërbime ndaj automjeteve) raportuan në total, një fitim prej 3.1 miliardë lekësh (25 mln euro), me rritje prej 12% me bazë vjetore.

Grupi Kastrati zotëron dhe 50% të aksioneve Albanian Highway Concession, që menaxhon koncesionin e rrugës së Kombit.

TIA, deri përpara pandemisë, ndër më fitimprurëset në vend

“Tirana International Airport” deri në vitin 2019 ishte një nga sipërmarrjet më fitimprurëse në vend, me një normë fitimi që arrinte deri në gati 50%.

Në 2019-n, kompania raportoi të ardhura prej gati 7 miliardë lekësh. Fitimi para taksave i kompanisë ishte 3.1 miliardë lekë, pothuajse i njëjtë me vitin e mëparshëm, duke u renditur e treta më e madhe në vend sa u përket fitimeve, pas BKT dhe Raiffeisen. Norma e fitimit ra në 45%, nga 49% vitin e mëparshëm, për shkak të rritjes më të ngadaltë të të ardhurave në raport me shpenzimet. Në vitin 2019, TIA përpunoi një nivel rekord pasagjerësh prej 3.1 milionë.

Qeveria ka qenw në negociata me koncesionarin e Rinasit për uljen e tarifave, pasi nga auditimet ka rezultuar se kompania koncesionare ka fituar më shumë të ardhura nga sa ishte parashikuar në skenarin fillestar.

TIA po rezulton ndër më të goditurat nga COVID-19 në vitin 2020, për shkak të pezullimit të përkohshëm të fluturimeve në tremujorin e dytë dhe tkurrjes së fortë në muajt e tjerë të 2020-s. Sipas INSTAT, për periudhën janar-tetor 2020, numri i fluturimeve ka rënë me mbi 46% dhe transporti i pasagjerëve përmes ajrit është tkurrur me gati 60%, me bazë vjetore.

Koncesioni i aeroportit të Rinasit, të paktën deri në vitin 2027

Konsorciumi Tirana International Airport (dikur Tirana Airport Partners), në vitin 2004 nënshkroi një marrëveshje koncesionare 20-vjeçare me qeverinë shqiptare për projektimin, financimin, ndërtimin, kryerjen, funksionimin, menaxhimin dhe zhvillimin e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë.

Në tetor 2016 u finalizua shitja e kuotave të koncesionit tek kompania REAL FORTRESS PRIVATE LIMITED, një kompani offshore me seli në Singapor, q u raportua se ishte pjes e grupit kinez, China Everbright.

Në mars të vitit 2016 qeveria shqiptare njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me kompaninë që menaxhonte aeroportin duke hequr kështu ekskluzivitetin, ngërçin që pengonte hapjen e aeroporteve të tjerë.

Heqja e ekskluzivitetit i dha TIA-s dy vite shtesë nga koncesioni duke çuar afatin e ri në 2027 për përfundimin e kontratës, në këmbim të hapjes së Aeroportit të Kukësit, i cili akoma është jo funksional, por po punohet për të bërë të mundur vënien në punë të tij. Në prill 2019, Qeveria miratoi kontratën për koncesionin 35-vjeçar të Aeroportit të Kukësit, ku fitues doli bashkimi i përkohshëm i kompanive Global Technical Mechanics sh.p.k. dhe Bami sh.p.k.

Nëse do të hyjë në funksion edhe Aeroporti i Vlorës, tenderi i të cilës është shtyrë disa herë, TIA mund të marrë 2.5 vjet të tjera shtesë. Ndërkohë, burime pranë negociatave thanë se pas marrjes së koncesionit nga Kastrati mund të ketë një tjetër shtyrje të afateve.

 Revista Monitor

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix15 minuta më herët

Sa orë duhet të flini për të qenë më produktivë, sipas shkencës?

Marrëdhënia midis gjumit dhe produktivitetit ka qenë objekt i shumë studimeve shkencore. Sasia e gjumit që i nevojitet një personi...

Sport16 minuta më herët

Mikaela Shiffrin është skiatorja që bëri histori me fitoren e saj të 100-të të Kupës së Botës

Mikaela Shiffrin bëri histori me fitoren e saj të 100-të të Kupës së Botës në ski alpine, duke siguruar fitoren...

Mix19 minuta më herët

Rihanna flet për famën: Është e trishtë

Rihanna është e vendosur të mos lejojë që pesha e statusit të saj të famshëm të pushtojë jetën e saj....

Kioske33 minuta më herët

Çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike pas 11 Majit?

Shkruar nga Spartak Ngjela Sali Berisha do të japë dorëheqjen nga të gjitha postet në Partinë Demokratike pas humbjes së...

Mix40 minuta më herët

Dan Bongino emërohet zëvendësdrejtor i FBI

Presidenti Donald Trump tha në një postim në mediat sociale të dielën se Dan Bongino, një drejtues konservator i një...

Radar53 minuta më herët

Mos publikoni notat e prof.asc. Presidentit se dihet që i ka 10-a të gjitha!

Naim Zoto që e prezantojnë si shkrimtar apo publicist bën një thirrje të cilën e qarkullon edhe gazeta “Tema“. Cila...

Mix1 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të mbeten beqarë!

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se këto shenja nuk mund të gjejnë dashurinë – por kur e bëjnë, është...

Radar1 orë më herët

Merkel nuk e pëlqeu kurrë: Kush është Friedrich Merz, që do drejtojë tani Gjermaninë?

Friedrich Merz, një ish-bankier që nuk ka qenë kurrë ministër i ndonjë qeverie gjermane, duket pothuajse e sigurt se do...

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Facebook