Lidhu me ne

Kryesore

Pse duhet të turpërohemi përpara Qazim Rashës

Nga Astrit Patozi

Nga Astrit Patozi/ Pse duhet të turpërohemi përpara Qazim Rashës

Qazim Rasha me siguri që nuk ka dashur kurrë të jetë personazh publik. Aq më shumë në këto rrethana të vështira, si baba i një 25 vjeçari të pafajshëm, që humbi jetën tragjikisht prej armës së një përfaqësuesi të shtetit.

Nuk besoj se ka rast më fatkeq se ky, kur merr kuptimin më të plotë ajo shprehja e njohur shqiptare se ajo që i ndodhi atij nuk i urohet as hasmit. Ata që janë prindër vetë e dinë më mirë se të tjerët, se nuk ka asgjë në botë që mund t’ia lehtësojë atij dhimbjen.

Por jeta nganjëherë të hedh në hone të thella dhe të paparashikuara dhe njeriut i duhet të përballet me fatkeqësi të rënda. Dhe në të tilla momente janë në provë, jo vetëm përmbajtja, karakteri, forca, besimi, por edhe formimi dhe integriteti i atij që i kalon.

Babai i Klodian Rashës, edhe pse në një pozitë tmerrësisht të vështirë, të cilën nuk e zgjodhi vetë, por ia imponuan përdhunisht, na dha mbëmë një leksion të shkëlqyer dinjiteti dhe kthjelltësie. I cili bën kontrast të fortë me bardhë e zinë, që na ushqejnë, jo vetëm në këto ditët e protestave për Klodian Rashën, skifterët dhe trushplarët e të dy kampeve të politikës së vjetër.

Si të atyre, të cilët, duke shfrytëzuar vrasjen e dënueshme të djalit të tij, duan t’i vënë flakën Shqipërisë për hesapet e tyre politike, ashtu edhe të tjerëve, që mendojnë se mund ta mbyllin me lekë plagën e hapur në zemrën e tij prej babai të copëtuar nga dhimbja prej arrogancës së shtetit.
Ai është sot në mes të këtyre dy rrymave agresive, që e trazojnë pa mëshirë atdheun prej vitesh, si një emblemë e qetësisë, që meritojnë shqiptarët e dhunuar dhe të keqqeverisur nga një politikë grabitqarësh, të cilët nuk i ndal dot as vdekja.

Qazim Rasha është në fakt sot përfaqësuesi më i denjë i Shqipërisë normale, i asaj që jeton me djersën e ballit të vet, dhe nuk kërkon asgjë nga shteti i vet, përveçse të mos ia bëjë më të vështirë, seç e ka jetën, të cilën e përballon vetë.

Ai është sot pasqyra, ku secili prej nesh, që kemi pasur diçka në dorë në këto 30 vjet, duhet të shikojmë fytyrën tonë të deformuar nga përgjegjësitë, që rrjedhin prej abuzimeve të mëdha me pushtetin.
Natyrisht, të parët për t’u ndjerë të turpëruar duhet të jenë këta qeveritarët në detyrë, të cilët janë dyfish në borxh me Qazim Rashën dhe me të gjithë shqiptarët e revoltuar sinqerisht nga vrasja e djalit të tij. Në radhë të parë, se i kanë shkaktuar atë plagë të parikuperueshme dhe, në radhë të dytë, se e kanë poshtëruar me atë vendim qeverie për ta shpërblyer, kur ende nuk ka një vendim drejtësie për krimin.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook