Lidhu me ne

Kryesore

Gishtin kritik drejtojani “elitës” dhe jo protestuesve

Nga Arbër Zaimi

Nëse duam të jemi objektivë, protestuesit adoleshentë e të rinj të Tiranës kanë treguar edukatë dhe vetëpërmbajtje, nëse i krahasojmë me ato çka kanë treguar të ngjashmit e tyre në Francë e Angli, Amerikë e Spanjë, Itali, Gjermani a Greqi. Pavarësisht se kushtet e tanëve dhe arsyet për revoltë janë shumë më të rënda këtu se ato të Parisit, Njukasllit, Napolit a Atlantës.

Për çdo gisht kritik që dikush mund t’ua drejtojë protestuesve, mijëra gishta duhen drejtuar nga “elita” politike biznesore mediatike akademike e mafioze.

Mijëra herë më shumë e ka shkatërruar pronën publike, të përbashkëtën, “elita”. Psh. shikoni bregdetin e betonizuar, minierat, uzinën e naftës, mjedisin etj. Nuk i prishën protestuesit këto. Shikoni qiellin që e mbollën me kulla. Cili ishte pronë publike, Teatri Kombëtar që shkatërroi “elita” apo bredhi kinez me poça “peçikllasi”. Pavarësisht se “elita” dëshiron që ne të besojmë se pronë publike është ajo ku bëhen selfie…

Mijëra herë më shumë e ka shkatërruar pronën private “elita” se sa protestuesit. Këta të fundit mund t’ia kenë gërvishtur makinën ndonjë të pafajshmi, ndërsa “elita” ka 30 vjet që nuk e heq dorën nga xhepi i secilit. Nuk është puna se taksat janë të larta, por taksat vidhen. Dhe vidhet shumë më shumë se taksat. Gjithçka kushton më shtrenjt në Shqipëri, duke filluar nga metri katror i rrugës deri te metri katror i apartamentit. Cilët po e shkatërrojnë xhepin privat pra, protestuesit?

Mijëra fish më shumë janë injorantë, katalë, çeçenë, filistinë, vulgarë e brutalë “elita” se protestuesit. Buzëqeshja e tyre televizive, buonizmi i tyre prej rrjetesh sociale, sa hap e mbyll sytë shndërrohet në kafshëri kur ballafaqohesh me ta si vartës, kur i ke shefa (dhe praktikisht gjithë Shqipëria është vartëse e tyre). Trajtimi që ata i bëjnë të rinjve e pleqve që punojnë nën ta është më halabak se kultura që tregon ai shefuci i kuzhinës televizive. Këta me uniforma shkelin leckamanët dhe ata që shesin perime. Por ata me tituj shkelin dhe këta me uniforma. Asnjë protestues nuk ishte dot kaq abuziv e arrogant, sepse asnjëri nuk ishte shurdh e i verbuar si “elita”. Sa vajza e djem të rinj kanë përdhunuar për qejf kjo “elitë” me hundët e bardha plot kokainë?

Mijëra herë më politikë janë protestuesit se “elita”. Se u tha që protesta s’ka projekt. Ja heqim këta po kush vjen… Po ç’projekt ka pasur “elita” aman. Çdo politikë që ata shqiptojnë është edhe e kopjuar, edhe e thënë gabim, edhe e pambajtur. “Elita” jonë ka qenë analfabete në marksizëm dikur, është analfabete në demokraci sot. Të paktën protestuesit kanë mendim të strukturuar e të qartë sa për të formuluar një fjali programatike: “Drejtësi për Klodianin”. I keni dëgjuar gomerët e elitës të mbyllin dot ndonjë fjali? Jo. Fjalitë e tyre zgjaten pa pikë pa presje, zvargen, se mendimin e kanë harruar moti. Po të dinin të mendonin politikë elita jonë idiote politike biznesore mediatike akademike e mafioze, nuk do rrinim vendnumëro kaq gjatë. Europë – Europë… Protestuesit edhe sikur vetëm targa makinash të kenë lexuar gjithë jetën, kanë lexuar më shumë se kjo “elitë”.

Protestat si koncept a realitet nuk janë asnjëherë të bukura, as të pastra, as engjëllore e të dlira. Protesta është gjë e ndyrë te e cila të shtyn vetëm një realitet shumë më i ndyrë se protesta. Por mund të jetë e drejtë – siç janë këto protesta. S’ka nevojë të romantizohet e epicizohet mollotovi, por për sa kohë realiteti të jetë më i ndyrë se protesta, protestat si ligjësi do të jenë të drejta, e gjithnjë e më të shumta.

Thuhet se janë të nxitura politikisht. Pse këta analistët, politikanët, policët, a nuk janë të nxitur politikisht? Të paktën protestuesit nuk po synojnë të vjedhin e as të kapin pozita me servilizëm siç ka bërë “elita” tash 30 vjet.

Thuhet se kanë nevojë për psikolog protestuesit. Ama po të shohësh “elitën” nëpër televizione duket sikur u kanë bërë lobotomi. Po t’ua dëgjosh logorrenë mendon se “elita” është rëndë e sëmurë psiqikisht. Njerëz që s’ndalen dot së vjedhuri e dhunuari… manjakë të pasurisë e pushtetit.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook