Lidhu me ne

Temporal

Mbi teoritë konspirative

Bashkim Shehu - Wikidata

Bashkim Shehu

Teoritë e konspiracionit janë diçka e zakonshme në botën moderne. Ndër to, më e njohura, njëkohësisht edhe më famëkeqja, është “Protokolli i Pleqve të Sionit”, një libër apokrif që pretendon të provojë një komplot të dominimit të botës nga hebrenjtë dhe masonët ose komunistët. Ai u përdor së pari për të justifikuar masakrat në Rusinë cariste, ndërsa më vonë u përdor në propagandën naziste për të arsyetuar diskriminimin antisemit dhe shfarosjen përfundimtare të hebrenjve.

Në Shqipëri, teoria më e njohur e konspiracionit, dhe ndoshta më e çuditshmja në Evropën Lindore, njihet si “Katovica”. Përmbledhtazi, kjo teori argumenton se gjithçka në tranzicionin post-komunist u orkestrua nga Gorbaçovi, në bazë të një plani që ai ua paraqiti homologëve gjatë një takimi shumë sekret në qytetin e Katovicës: demokracia parlamentare do të ishte një fasadë e përdorur për të mbuluar monopolin e nomenklaturës komuniste mbi pushtetin politik dhe ekonomik në kushtet e reja të pluralizmit dhe kapitalizmit. Kjo histori ka qarkulluar prej vitesh në gazeta dhe në rrjetet sociale në Shqipëri. Është një variacion i “Protokollit të Pleqve të Sionit”, por pa pasoja në praktikë. Thjesht jep ngushëllim njohës dhe moral duke pretenduar të shpjegojë të gjitha të këqijat e tranzicionit post-komunist në botë. Në Shqipëri, gjatë periudhës komuniste, paraardhësi i teorisë së Katovicës ishte një seri fatale komplotesh imagjinare, si rregull, të gjitha ato zbuloheshin para se të kishin ndonjë pasojë reale.

Teoritë e konspiracionit kanë një lidhje themelore me totalitarizmin dhe, në një kuptim më të gjerë, me mendësinë totalitare. Nga njëra anë, ato janë projeksione të paranojës së një diktatori, imazhe të përmbysura të prirjeve të tij shkatërruese në delir përndjekjeje. Nga ana tjetër, në kushte totalitare, ato rezonojnë në mendjet e të sunduarve si plotësues negativ i një dashurie delirante, objekti i së cilës është diktatori, sipas Wilhelm Reich në librin e tij, “Psikologjia masive e fashizmit”, duke iu referuar një dashurie absolute që kërkon si plotësues një objekt të urrejtjes absolute, një alotrop politik të djallit. Sipas Reich, ky rregullim mendor i të sunduarve me sundimtarin e tyre totalitar ndodh përmes asaj që ai e quan “murtajë emocionale”.

Krijimi i teorive të konspiracionit dhe prirja për t’i pranuar ato nuk lidhet ekskluzivisht me totalitarizmin. Pavarësisht nga lloji i regjimit, dhe në kushte të caktuara, veçanërisht kur kemi të bëjmë me vështirësi të mëdha, psikikës njerëzore i duhet mbështetje, në mënyrë që të mos mbetet e pambrojtur para forcave të errëta kërcënuese dhe të pashpjegueshme. Teoria e konspiracionit e përmbush këtë rol. Ajo ofron një shpjegim të thjeshtë dhe të qartë. Dhe, më e rëndësishmja, identifikon një veprim të qëllimshëm njerëzor në rrënjët e së keqes, identifikimi i të cilit prodhon një përfitim të dyfishtë psikologjik: nëse shkaku i së keqes është një veprim i qëllimshëm njerëzor, është e mundur që njeriu të luftojë dhe të mposhtë atë që i bën keq; për më tepër, në këtë rast, është e mundur të fajësohet dikush për atë që po ndodh, dhe kështu, edhe nëse nuk mund të mposhtet e keqja, njeriu ka ende ngushëllimin njohës dhe moral të të qenit gjykatës i një të dyshuari, i cili ka qenë zbuluar dhe shpallur fajtor.

Në kohët e hershme, fatkeqësitë dhe katastrofat e mëdha u atribuoheshin forcave të mbinatyrshme, hyjnore ose demoniake. Nëse Djalli do të ishte përgjegjës për to, ekzistont gjithmonë besimi se Zoti do të mbizotëronte. Përndryshe, nëse rezultati i ndërhyrjes hyjnore, e keqja që mundonte njerëzit, shpjegohej me providencën, kjo për të mirën e njeriut, ose si një ndëshkim për mëkatet, dhe nëse ishte kështu, mund të kërkonte zbutjen e zemërimit të perëndive përmes flijimit për t’u çliruar nga mëkatet, ose në rastin e Zotit monoteist, kjo mund të çonte në shpresë, në mëshirë dhe dhembshuri. Prandaj, një teori konspiracioni nuk është më shumë sesa përshtatja e besimeve primitive ose mesjetare në një botë laike të arsyes dhe shkencës, ku Zoti, së bashku me Djallin, përjashtohet nga shpjegimi shkakësor dhe zëvendësohet nga njeriu si aktor i qëllimshëm. Teoria e konspiracionit është demonologji moderne. Mbi të gjitha, në thellësitë e saj, psikika njerëzore nuk ka ndryshuar shumë që nga agimi i kohërave, kur paraardhësit tanë majmunë vendosën njëherë e përgjithmonë të ngriheshin për të ecur me këmbët e tyre të pasme.

Pandemia COVID-19 është shoqëruar me disa teori konspirative. Për shembull, në të gjithë botën, ka një riaktivizim të lëvizjeve kundër vaksinimit, e cila shpjegohet si një strategji për të zvogëluar popullsinë e planetit, me pretekstin e mbrojtjes së njerëzve nga sëmundjet e rrezikshme infektive. Kjo teori është e përhapur në rrjetet sociale. Në një version tjetër, posaçërisht për këtë pandemi, pretendimi është se nëpërmjet vaksinimit do të instalohen mikroçipa në trupat tanë për të na kontrolluar në çdo kohë. Sipas kësaj teorie konspiracioni, skenari është hartuar nga manjati i IT Bill Gates, i cili do të bëhet më i pasur duke tregtuar mikroçipet, dhe nga të gjitha qeveritë e botës, të cilat duan që në këtë mënyrë të na kontrollojnë – dhe kështu kjo shpjegon pse ata përhapin lajme të rreme rreth pandemisë dhe shtiren sikur besojnë se është reale, duke marrë masa të jashtëzakonshme. Një tjetër teori konspiracioni pretendon se pandemia shkaktohet nga antenat e internetit 5G. Ndoshta teoria më e çuditshme nga të gjitha, kryesisht për shkak të reputacionit intelektual të autorit, është ajo e mendimtarit të majtë dhe të famshëm, Noam Chomsky. Në fillim të pandemisë, ai argumentoi se në të vërtetë kishim të bënim me një luftë për epërsinë amerikane mbi globin, një luftë biologjike me intensitet të ulët, që synonte të dëmtonte përkohësisht ekonominë kineze dhe të përgatitej për shfrytëzimin neo-kolonial amerikan, duke eleminuar në mënyrë selektive të moshuarit dhe duke lënë gjallë të rinjtë që janë krahu i lirë i punës për nesër etj.

Teoritë e konspiracionit mbi COVID-19, dhe veçanërisht ato në lidhje me vaksinat me mikroçipa, po qarkullojnë në Ballkan. Këto teori mund t’i gjesh shpesh në rrjetet sociale shqiptare, madje, herë pas here edhe në mediat kryesore. Për shembull, një teori e përhapur e shpjegon pandeminë si një betejë ndëryjore midis ushtrive me seli në galaktikat e largëta dhe koronavirusin si një armë të sofistikuar që përdoret për të zvogëluar popullsinë e botës. Njëra anë e luftës, ana e mirë, ka Presidentin Trump si përfaqësuesin e saj më të lartë në Tokë, ndërsa në anën tjetër, anën e keqe, është – dhe nuk mund të ishte askush tjetër – një hebre i pasur dhe liberal, gjithnjë i pranishmi George Soros, dishepull i adashit George Orwell, i cili pretendohet se denoncoi totalitarizmin, por që në fakt është autori par excellence i manualit të totalitarizmit komunist.

Nuk ka dyshim që pandemia COVID-19 është një terren shumë pjellor për teoritë e konspiracionit: një virus imponon kufizime në shoqëri dhe dyshime për marrëdhëniet njerëzore, që të kujtojnë regjimet totalitare. Njeriu modern, perëndi i vetëshpallur i natyrës, nuk mund të pranojë që ai është pjesë e natyrës, dhe për këtë arsye e shpjegon ekzistencën e koronavirusit me veprimet e qëllimshme dhe djallëzore të të ngjashmëve të tij me dy këmbë.

Burimi: www.bridge-magazine.net

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Mungesa e gjumit/ Si ndikon në shëndetin tuaj. Sa orë gjumë duhet të bëjmë!

Kur nuk flini mjaftueshëm gjumë, mund të ndiheni të lodhur dhe të lodhur për të kaluar ditën, apo jo? Por,...

Kryesore7 orë më herët

KQZ miraton renditjen në fletën e votimit. Ja numrat për çdo subjekt dhe koalicion

KQZ ka miratuar renditjen e partive dhe koalicioneve në fletën e votimit pas shortit.  Renditja e subjekteve: 1.Koalicioni Partia Demokratike...

Kryesore11 orë më herët

“Adriatik Lapaj më mashtroi. Ai është kurth i Sali Berishës për të përçarë votat e djathta” – Akuzat e Dash Sulës

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka rrëfyer ngjarjet rrokamboleske me të cilat është përballur 72 orët e fundit duke akuzuar përveç...

Radar12 orë më herët

“Kemi një ballist këtu, që pasi na njohu s’na u nda më” – Kandidati buzëqesh vesh më vesh pasi Rama e përmendi

Ish-kandidati i PD-së në zgjedhjet e vitit 2017, Halit Valteri, buzëqeshi vesh më vesh pasi kryeministri Rama e përmendi në...

Mix12 orë më herët

Monologu i Sam Rockwell në “The White Lotus” bëhet viral!

Sam Rockwell befasoi shikuesit me një paraqitje surprizë në sezonin e tretë të “The White Lotus”, duke interpretuar një monolog...

Radar12 orë më herët

Nard Ndoka: Berisha s’është politikan më i mirë se unë, Majko adoleshent!

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka deklaruar se është një politikan më i mirë se kreu i PD-së, Sali...

Mix12 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që janë njerëz më të mirë se sa duken

Nëse dikush ju pyet se cila është shenja juaj e zodiakut, ka disa përgjigje që priten me siklet, madje edhe...

Radar12 orë më herët

Pse Donald Trump e mbylli “Zërin e Amerikës”

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për mbylljen e agjencisë së lajmeve “Zëri i Amerikës” të financuar nga qeveria federale...

Sport12 orë më herët

Hamdi Salihi mes 50 golashënuesve më të mirë të Europës për shekullin e 21-të.

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, është renditur i 28-ti në Europë në listën për golashënuesit më të mirë të...

Gatime12 orë më herët

Video / Recetë e thjeshtë për Tiramisu (pa vezë)

Tiramisuja është ëmbëlsira e çdo feste dhe e çdo periudhe të vitit. Ka padyshim një nga shijet më të veçanta...

Facebook