Kryesore
Malaj: Rama, viktimë e modelit që ka zgjedhur vetë!
I ftuar në emisionin Spotlight, në Vizion Plus, këshilltari strategjik i PAA-së, Arben Malaj, deklaroi se kryeministri Rama është tashmë viktimë e një modeli që ka zgjedhur vetë ai.
“Rama do të ketë një qëndrim armiqësor me të gjithë konkurentët dhe protestuesit ndaj tij.
Kjo rrezikon të përcillet më keq në ekonomi, ç’ka do të thotë që Rama do të jetë viktimë e modelit që ka zgjedhur.
E rëndësishmë është që etja e Ramës për të qëndruar në pushtet të mos prishë të ardhmen demokratike”, tha Malaj.