Lidhu me ne

Kryesore

Ish-pjesëtari i lëvizjes “Nisma”: Të rinjtë që dolën në protestë vijnë nga llumi

Pedagogu Rezart Prifti ndërsa ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në programin “Spotlight” të Alban Dudushit, foli për dhunën në protestat e ditëve të fundit, ku u dëmtuan pemët e Krishtlindjeve, kazanët e plehrave, apo semaforët.

Ndërsa u shpreh kundër dhunës, ai u përpoq ta shpjegonte këtë duke thënë se rrjedh nga kushtet e jetesës së të rinjve që po protestojnë, që sipas tij janë lënë pas dore nga qeveria si dhe për shkak të modelit që ky shtet u ofron.

Mirëpo Prifti përdori një diskurs të fortë, duke thënë se të rinjtë vijnë nga getot, nga llumi i Astirit siç e quan ai dhe nuk mund të presësh një sjellje ndryshe nga ata.

“Dhe në fund të ditës unë them kështu. Ore këta a janë halabakë? Po mirë po marr unë guximin të të them ty publikisht se ata që po protestojnë janë halabakë. Dakord? Por pse janë halabakë ata? Del ministrja sot dhe thotë që ata duhen rimodeluar. E dini çfarë do të thotë të thuash në 2020-ën ‘duhen rimodeluar të rinjtë’. Është term jo komunist mor, por term shovinist. Kush je ti moj që do të rimodelosh ata moj?! Çfarë thua?! Je në terezi apo jo?

Del ministrja tjetër e thotë këta duhet të venë tek psikologu. Ça thua moj?! Je në terezi?! Duhet të identifikojnë të rinjtë thotë të venë tek psikologu.

Ore e kupton ti që këta të rinj, vijnë nga getot, siç është llumi i Astirit.

Astiri është llum komplet vëlla, në të gjitha kuptime. Që nga kuptimi që është një lagje babilonie. Aty ke njerëz që s’dinë trotuare, që kanë dhe s’kanë trotuare, që s’dinë të ecin,që dinë të ecin, një katrahurë urbanistike.

Aty ke lloje-soje drogërash. Pjesa më e madhe e shtëpive që jepen me qera aty, janë për të ngritur barin. Ta them unë dakord. Ik se i ke me llampa.

Aty fshihen dhe strehohen të dënuar me burgim të përjetshëm. T’i them me emra.

Pse, si di Policia, thua ti? Po, përderisa i di unë, i di dhe Policia.

Dhe çfarë do presësh ti nga një lagje me fëmijë të atillë. Ore nuk kanë park, nuk kanë shkollë. Ai nuk ka vajtur në një kurs picture dhe këta kjanë rritur në këtë kohë që nuk e kanë njohur se çfarë është kursi i pikturës, që të shijojnë nga estetika. Që nuk e dinë çfarë është marrëdhënia shoqërore që të gjuhet femra. Nuk e dinë që në shkolla duhet të ketë një laborat kimie por këtyre u fluturojnë siç janë tabletet që janë fiktive. E kupton në mësimin online. Në këtë sens, çfarë pret ti nga ata njerëz. Si dolën në shesh? Për qejf të tyre.

E dini çmë tha një i ri në trajtimin me të rinj, me këta 16-vjeçarët. Pasi unë fola për të mirat dhe benefitet e Sipërmarrjes, ai më tha: Profesor, shtë më mirë të merrem me bar sepse të paktën bëjnë diçka për veten tonë. Ndrita duart unë, çfarë t’i thosha? Sepse shembulli më i mirë këtu në vend, se po u more me bar të paktën bën hajër.

Dhe në të gjitha stilet e jetës ti nuk mund të jesh i suksesshëm nëse je doktor, ti nuk mund të jesh i suksesshëm nëse je aktor sepse mund të jesh teveqel, ti nuk mund të jesh i suksesshëm nëse je pedagog. Këtu je i suksesshëm vetëm me dy modele: Ose me tajare jashtë, ose me drogë.”, tha Prifti.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook