Lidhu me ne

Radar

4 këshilla për të pasur sukses nga njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos

Amazon's Jeff Bezos adds $13 billion to his net worth in a single day - CNET

Jeff Bezos, themeluesi dhe presidenti i Amazon, është bërë njeriu më i pasur në botë, falë, mbi të gjitha, librave. Edhe pse ka shumë për të thënë (dhe për të na mësuar), nuk ka shkruar kurrë një të tillë. Për të plotësuar, pjesërisht, këtë boshllëk, na vjen në ndihmë Walter Isaacson, me librin “Invent and wander: the collected writings of Jeff Bezos”, një përmbledhje e letrave të dërguara çdo vit nga themeluesi, aksionerëve të Amazon, që nga viti 1997 dhe transkriptimet e fjalimeve dhe intervistave të tij.

Sipas kuratorit të librit, Bezos mund të vihet në të njëjtin plan me Leonardo Da Vinci, Benjamin Franklin, Albert Einstein e Steve Jobs: jo domosdoshmërisht ata janë njerëz më inteligjentë se të tjerët, por sigurisht personazhe të niveleve të larta kur flitet për krijimtari dhe imagjinatë. Çelësat e suksesit të Bezos, sipas Isaacson, janë kuriozitetin, dhe qasja shumëdisiplinëshe që përfshin shkencën dhe disiplinat humane.

Edhe pse numri një i Amazon, ndryshe nga themeluesit e tjerë nuk ka menduar (ende) të zbulojë sekretet e suksesit të tij, ju mund të kuptoni diçka nga leximi i shkrimeve të tij. Për shembull, mund të mësoni se si të drejtoni një kompani ambicioze dhe në përgjithësi, se si të jeni lider dhe të keni sukses.

Leksione nga Jeff Bezoz

Mos jini lepuri, jini breshka

Siç lexohet në letrën e parë dërguar aksionerëve të Amazon, në vitin 1997, për themeluesin “It’s all about the long term”. Për Bezos gjithçka ka rëndësi janë objektivat në një afat të gjatë. Mes shumë pikave të forta të tij, sipas Isaacson, është aftësia për të qenë jashtëzakonisht i duruar dhe me durim të tepruar.

Në fermën në Teksas, shpikësi i Amazon (i cili zotëron edhe “Washington Post”) nisi ndërtimin e “një ore të së tashmes së gjatë”, për të shënuar kohën për dhjetë mijë vitet e ardhshme, projektuar nga futuristi Danny Hillis. “Është një orë e veçantë, e projektuar për të qenë një simbol, një ikonë për mendimin në një kohë të gjatë” – shpjegon Bezos.

Punësoni njerëzit e duhur

Zgjedhja e bashkëpunëtorëve më të mirë nuk është një opsion: është gjëja e vetme që duhet të bëni. Ideja e Bezos është të përqendroheni te punonjës të gjithanshëm dhe të talentuar, të merrni prej tyre maksimumin dhe t’i shpërbleni me aksione të kompanisë (stock option) më shumë se me shpërblime në para, në mënyrë që t’i nxisni për të arritur suksesin kolektiv. “E dimë që suksesi ynë do të ndikohet në pjesën më të madhe nga aftësia jonë për të tërhequr dhe për të ruajtur një bazë punonjësish të motivuar”.

Bezos u kërkon drejtuesve të burimeve njerëzorë t’i bëjnë vetes tre pyetje 1. A do ta admironi këtë person? 2. A do të rrisë ky person nivelin mesatar të efikasitetit të grupit në të cilin po hyn? 3. Si mund të jetë ky person i suksesshëm?

Të punosh për Bezos, sigurisht, nuk është e thjeshtë :

“Ju mund të punoni për një kohë të gjatë, fort apo në mënyrë inteligjente, por në Amazon nuk mund të zgjedhësh vetëm dy nga tre këto gjëra”. Të punosh për Bezos nuk është e thjeshtë dhe nuk pritet që të jetë: “Po punojmë – thotë ai – për të ndërtuar diçka të rëndësishme, diçka që të jetë e rëndësishme për klientët tanë, diçka për të cilën të gjithë t’u flasim nipërve tanë. Gjëra të cilat nuk pritet të jenë të lehta”. Kjo është një qasje “e pamëshirshme”, si paralajmëruese e rezultateve të mëdha të korporatës që konsiderohet e ngjashme me atë të Steve Jobs.

Përqendrohuni te vendimet e rëndësishme, delegoni të tjerat

Për Bezos, drejtues i nivelit të lartë, nuk duhet të merrni mijëra vendime në ditë, por të kufizoheni në një numër të caktuar vendimesh me rëndësi. Zgjedhjet që mund të ndryshohen ose tërhiqen duhet të delegohen (t’u lihen vartësve), ndërsa ata që janë në krye të zinxhirit drejtues, duhet të merren pothuajse ekskluzivisht me zgjedhje të parevokueshme.

Mendoni për klientët, jo për konkurrentët

Që në letrën e parë në vitin 1997, mantra e Bezos ishte: “Bëjeni klientelën fokusin tuaj”. Në 1998-n, shkroi: “Synojmë të ndërtojmë kompaninë më të përqendruar te klienti në botë”. “U kujtoj vazhdimisht punonjësve tanë të kenë frikë, të zgjohen të frikësuar. Jo nga konkurrenca, por nga klientët tanë”.

Në një intervistë për Isaacson, Bezos shpjegoi se “zemra e kompanisë është fokusi ndaj klientëve, më shumë se sa te konkurrenca. Avantazhi i përqendrimit te klienti është që klientët janë gjithnjë të pakënaqur. Duan gjithnjë më shumë e kështu të tërheqin pas vetes. Por nëse përqendroheni te konkurrenca, nëse jeni një lider, mund të vëzhgoni rreth e qark dhe të shihni se të gjithë vrapojnë pas jush e kjo mund t’jua ngadalësojë hapin”.

Burimi: GQ Italia

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Michelle dhe Barack Obama drejt DIVORCIT?

Në mediet e huaja, kryesisht ato amerikane prej disa ditësh, kanë nisur spekulime për një divorc të mundshëm të ish-presidentit amerikan...

Radar2 ditë më herët

Berlusconi shpiku oligarkinë moderne, Elon Musk po e zgjeron atë

Shkruar nga Francis FukuyamaDonald Trump dhe Elon Musk / Në vitin 2020, ne thamë se platformat e mëdha të internetit...

Mix2 ditë më herët

“S’ka burrë që më rreh mua”, Anita Haradinaj për aludimet: Dy herë jam rrëzuar prej takave

Moderatorja Anita Haradinaj iu është adresuar sërish raportimeve të mediave kosovare disa vite më parë se ajo u dhunua nga bashkëshorti...

Sport2 ditë më herët

Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20 milionët e fituar ndaj Jake Paul

Mike Tyson ka shpenzuar thuajse të gjitha paratë që fitoi nga ndeshja e boksit kundër Jake Paul. As nuk pati...

Mix2 ditë më herët

Rivaliteti Bezos-Musk, Blue Origin lëshon në hapësirë raketën New Glenn

Kompania e hapësirës e themeluar nga Jeff Bezos, Blue Origin, ka arritur të lëshojë për herë të parë në orbitë...

Radar2 ditë më herët

“PS merr mbi 50% të votave nëse zgjedhjet bëhen sot, Rama më i pëlqyeri” – Sondazhi

Në sondazhin e kryer nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, PS-ja do merrte mbi 50% të votave nëse zgjedhjet do mbaheshin sot....

Radar2 ditë më herët

Marrëveshje 100-vjeçare mbrojtjeje Britani e Madhe-Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press...

Kryesore2 ditë më herët

Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!

Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po...

Kryesore3 ditë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar3 ditë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Facebook