Lidhu me ne

Kryesore

Si po e mbrojnë qeverisjen e Ramës mediet afër tij

Dy ditë më parë, në orët e para të mëngjesit, 25-vjeçari Klodian Rasha u qëllua pas shpine nga një efektiv policie duke gjetur vdekjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë shtëpisë së tij, teksa i riu po largohej më vrap nga policët që po e ndiqnin për ta ndaluar.

Sipas efektivit që e qëlloi, 25-vjeçari e kishte kërcënuar ndërsa i kishte drejtuar diçka që i ishte dukur si armë duke e qëlluar.

Pas kësaj ai është ndaluar ndërsa ngjarja po hetohet nga prokuroria. Pasditen e djeshme qindra qytetarë të organizuar në rrjetet sociale u mblodhën para Ministrisë së Brendshme në një protestë duke kërkuar dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj.

Pas kësaj ata marshuan drejt kryeministrisë ku përveç dorëheqjes së Lleshajt kërkuan edhe atë të kryeministrit Rama për t’u kthyer më pas sërish drejt Ministrisë së Brendshme.

Ditën e sotme, mediat pranë kryeministrit Rama, kanë rikthyer në vëmendje ngjarjen e 21 janarit 2011, ku katër qytetarë u vranë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë Kryeministrisë, pas një proteste të organizuar nga PS-ja, që ishte asokohë në opozitë ndërsa kreu i sotëm i PD-së, Basha, ishte ministër i Brendshëm.

Mediat pranë Ramës shkruajnë se as Basha asokohe nuk e dha dorëheqjen edhe pse në shesh u vranë katër persona të pafajshëm.

Ato gjithashtu e krahasojnë 8 dhjetorin me 21 janarin për ta relativizuar vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha para dy ditësh. Sipas tyre, as Basha nuk e dha dorëheqjen dhe as kryeministri Berisha pavarësisht vrasjes së katër qytetarëve.

Faksimile e Gazetës Tema

Faksimile e Gazetës Tema

Faksimile e Javanews

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Duan të qëndrojnë beqarë! Shenjat e zodiakut që adhurojnë lirinë

Virgjëresha Duke qenë e organizuar dhe me pritshmëri të larta, Virgjëresha nuk pranon të jetë në një marrëdhënie vetëm për...

Aktualitet2 orë më herët

Nga Shqipëria, në Maqedoni e Rumani, si Soros shtriu tentakulat në Ballkan përmes USAID!

Shkruar nga Mia CathelGeorge Soros Mediat amerikane vijojnë të nxjerrin fakte mbi shpërdorimin e fondeve të USAID. “Townhall” shkruan se falë...

Radar3 orë më herët

VIDEO/ A fitohen zgjedhjet me barcaleta demode ?!

Klevis Balliu është një nga drejtuesit e Partisë Demokratike prej disa kohësh. Dhe, nëse në 11 maj ndodh ndonjë mrekulli...

Radar3 orë më herët

Ilir Demalia: Rama ngriti 10 mijë flamuj në mes të Athinës, Berisha uli brekët!

Analisti Ilir Demalia i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për takimin e Sali Berishës me...

Mix4 orë më herët

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare këngëtarja e “Killing Me Softly”, Roberta Flack

Këngëtarja R&B, Roberta Flack, e njohur më së shumti për hitet “The First Time Ever i Saw Your Face” dhe...

Radar21 orë më herët

GJKKO sqaron/Ndyrësirës nuk i tha kush asnjëherë Ndyrësirë në seancë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka sqaruar me një deklaratë të posaçme, pretendimin e shteasit Erion Veliaj, sipas...

Mix21 orë më herët

Pse ngrënia e vezëve për mëngjes është mënyra më e mirë për të nisur ditën tuaj

Vezët për mëngjes janë një zgjedhje klasike dhe shumë e dobishme. Është i pasur me proteina, me pak kalori dhe...

Kryesore22 orë më herët

Ish blloku në Tiranë kthehet zonë këmbësore, Rama: Do të jetë më efikase për bizneset

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit për kthimin në zonë këmbësore të ish-Bllokut, është shprehur...

Temporal22 orë më herët

20 gjërat që Elon Musk ka lançuar 10 vitet e fundit!

Elon Musk është një nga sipërmarrësit më të njohur dhe më të diskutuar të shekullit të 21-të. Në dekadën e...

Mix22 orë më herët

Elon Musk ‘harron’ djalin e tij në një event të Trump, videoja bëhet virale

Një video ku shihet miliarderi dhe CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, duke u larguar nga një event i...

Facebook