Lidhu me ne

Radar

Të punosh me dikë që vetëm ankohet…

Në një moment të karrierës, të gjithë ndeshen me dikë që ankohet për cdo gjë. Sa herë që diçka shkon keq, ata kanë nevojë që ju të hiqni dorë nga çdo gjë që po bëni dhe t’i dëgjoni. Ndonjëherë, ata madje mund t’ju shohin si të vetmen rrugëdalje për të shprehur emocionet dhe problemet e tyre në punë.

Kjo mund të jetë e vështirë sepse emocionet negative janë ngjitëse. Një sjellje e tillë e një personi mund të rrëzojë një ekip të tërë.

Si mund “t’i hiqni qafe” këto persona pa prishur harmoninë me to?

Para se të quani dikë person që ankohet për çdo gjë, vendoseni veten në vendin e tyre. duhet të kuptoni se cili mund të jetë qëllimi i tyre në ndarjen e të gjitha ankesave me ju.

Gregory Tall, psikolog dhe sociolog tha se personat që ankohen ndahen në tre grupe: njerëz që thjesht kërkojnë dikë për të dëgjuar dhe duan të dëgjohen, njerëz që nuk e vënë re se po cilësohen si persona që ankohen dhe njerëz që janë duke kërkuar dikë për t’i ndihmuar ata.

“Shpesh, ankimi është i rrënjosur në ndjenjën se nuk ka mundësi për të zgjidhur një problem.” tha Tall.

Gjithashtu lidhet dhe me situatën që po kalojmë tani për shkak të pandemisë.

“Njerëzit janë nën nivele të jashtëzakonshme stresi që tejkalojnë shumë, për shumë prej nesh, nivelin e stresit që jemi mësuar të mbartim.” tha Cicely Horsham-Brathëaite, psikologe dhe trajnere karriere. Ajo vuri në dukje se disa ankesa tani mund të kenë të bëjnë me barazinë dhe përfshirjen, ndërsa të tjerat mund të jenë “A u intereson atyre se kush jam unë si person ndërsa po jetoj në pandemi?” Të tjerat mund të jenë ankesa për mënyrën e përmirësimit të kushteve në vendin e punës.

Cicely thotë se nëse, sa herë që jeni me një koleg, ata kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke u ankuar, është mirë që ti tregoni se po ju bën të mos ndiheni rehat dhe mirë.

Duhet të mundohemi të mbajmë një marrëdhënie të shëndetshme me kolegët që në një farë mënyre ndikojnë në mbarëvajtjen e punës.

Gjithsesi nuk duhet të përfshiheni shumë në ankesat e të tjerëve pasi situata mund të dalë jashtë kontrollit dhe mund të përfundojë gjithë grupi duke u marrë me ankesën e personit në fjalë në vend të punëve që duhet të bëjnë gjithsecili.

Nëse nuk keni një marrëdhënie të fortë me personin, mund të jetë më lehtë të dilni nga biseda.

Por, nëse doni të ndihmoni, mos i hidhni poshtë ankesat.

Për disa punonjës, ankesat janë pjesë e procesit të tyre krijues. Ka njerëz që këtë proces e cilësojnë si një mënyrë për të hequr ndjenjat negative dhe i bën më të aftë të bëjnë diçka që ju duket e vështirë.

Nëse qëllimi juaj është të ndihmoni kolegun tuaj me ankesën, bëjini pyetje në mënyrë që të kuptoni burimin e ankesës dhe t’i bëni reagimet tuaja të dobishme. Në një skenar në të cilin ‘ankuesi’ nuk e pëlqen shefin e tij, për shembull, Tall tha se ju mund ta lidhni atë person me njerëz që kanë punuar me të dhe kanë një mendim të mirë.

Për njerëzit, ankesat e të cilëve mund të zgjidheshin nëse do të kishin më shumë informacion, Tall tha që ju mund të vërtetoni ndjenjat e tyre dhe “të ndani disa nga pjesët që mund të mungojnë, nga informacioni … Shumë herë, edhe nëse njerëzit nuk pajtohen me to, ata do të ndjehen më mirë thjesht duke ditur arsyetimin pas tij. ”

Burimi: Huffington Post

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix5 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix5 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix5 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix6 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar6 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix6 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix7 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix7 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook