Lidhu me ne

Mix

Këto kanë qenë gjërat për të cilat njerëzit kanë kërkuar më shumë në Google gjatë 2020-ës

Google ka publikuar listën e kërkimeve kryesore në SHBA për vitin 2020 dhe siç mund të pritet, “koronavirusi”, “rezultatet e zgjedhjeve” dhe “Zoom” kryesuan. Për të qenë të qartë: këto nuk janë kërkimet kryesore ose temat më të kërkuara. Përkundrazi, ato janë “kërkime që patën një rritje të lartë të trafikut (trending) për një periudhë të qëndrueshme në 2020-n, në krahasim me vitin 2019”, siç bëri të ditur Google.

Mes kërkimeve kryesore trending ishin Kobe Bryant, Naya Rivera dhe Chadwick Boseman, të gjithë vdiqën në vitin 2020.

Kërkimet kryesore të Google sa u përket lajmeve përfshijnë “kontrolle stimuluese”, pasi shpërndarja e pagesave të qeverisë prej $1,200 nuk shkoi siç duhej; “papunësia”, pasi miliona humbën punën e tyre për shkak të bllokimeve nga pandemia; “zjarret në Australi”; “super e marta” dhe “uragani Laura”.

Njerëzit kryesorë në kërkimet trending të Google përfshinin presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe zv/presidenten e zgjedhur Kamala Harris, Kanye West, Tom Brady, Tom Hanks dhe udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Në përgjithësi, ka qenë një vit mjaft i tmerrshëm dhe temat e kërkimit kryesisht e tregojnë këtë gjë.

Sa u përket filmave, kërkimet kryesore trending ishin fituesit e Oscar, “Parasite”; “Black Panther”; “Sonic the Hedgehog”, “Little Women” dhe “Harley Quinn: Birds of Prey”. Shfaqjet kryesore të trending ishin ato të Netflix: “Tiger King”, së bashku me “The Queen’s Gambit”, “Cobra Kai”, “Outer Banks” dhe “Ozark”, si dhe “Little Fires Everywhere”.

Ekzistonte gjithashtu një kategori kërkimi trending “gjatë koronavirusit”; njerëzit donin të dinin nëse ata mund të shkonin te dentisti, të blinin një shtëpi, të gjenin një punë, të kryenin takime etj.

Me pak fjalë, këto janë gjërat që kanë qenë trending në Google përgjatë këtij viti të gjatë që na u duk si një dekadë.

Burimi: The Verge

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Sekreti i dobësimit – Dy gota ujë përpara vakteve

Humbja nga pesha kërkon një angazhim serioz ndaj një stili të shëndetshëm jetese. Ushqyerja e shëndetshme, aktiviteti fizik, gjumi dhe...

Mix14 orë më herët

Kjo mund të jetë arsyeja pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë

Nëse ke humbur ndonjëherë peshë dhe pastaj ke parë me tmerr se si ajo rikthehet me kalimin e kohës, nuk...

Mix15 orë më herët

Të ndarë prej kohësh ‘de facto’, Nora Gega dhe Blendi Klosi firmosin divorcin

Nora Gega dhe Blendi Klosi, deputet i PS-së dhe koordinatori Politik i Qarkut të Dibrës, kanë vendosur t’i japin fund...

Kritike15 orë më herët

Nëpunësit e Autoritarizmit

Shkruar nga Irena Beqiraj Ndaj edhe Marjanat na ofrohen si një realitet alternativ i cili formulohet me kujdes, me ndihmën...

Aktualitet16 orë më herët

Shanset për t’u bërë deputet, 2 mijë kandidatë për 48 vendet e mbetura

2046 kandidatë në zgjedhjet e 11 majit, për 140 vende në parlament, 92 vende të “blinduara” nga PD dhe PS...

Mix16 orë më herët

Forcon kockat dhe shpejton tretjen! Ja 5 arsye pse duhet të hani domate çdo ditë

Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime...

Radar16 orë më herët

Arsimi i dobët në Shqipëri do mbajë peng dy gjenerata

Shqipëria renditet ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe në Azinë Qendrore, rajonin...

Mix17 orë më herët

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën të shikojë “Grey’s Anatomy” për shkak të të brendshmeve

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën e saj të vogël të shikojë “Grey’s Anatomy”. Aktorja u shfaq në një episod të...

Mix17 orë më herët

Mund të ketë efekte negative: Ç’duhet të dini për vajin e rozmarinës

Rozmarina është një nga bimët më të njohura në botë, me një mori përdorimesh në sektorët e shëndetit dhe bukurisë....

Radar17 orë më herët

Çfarë dihet deri tani për tragjedinë me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut është tronditur nga një tragjedi e rëndë, pas një zjarri shkatërrues në diskotekën “Pulse” në qytetin e...

Facebook