Lidhu me ne

Kryesore

Vrasje shtetërore, dorëheqja deri te ministri i Brendshëm

Klodian Rasha u vra nga polici, Dogjani në ABC: Vrasje shtetërore, dorëheqja deri te ministri i Brendshëm

Avokati/ Asllan Dogjani: Ja sa vlen jeta e njeriut në Shqipëri! – puls7

Ish-drejtuesi i Policisë, Asllan Dogjani në Radari Informativ në ABC në foli për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

Dogjani e cilësoi një vrasje shtetërore duke u shprehur shqetësues për ngjarjen në fjalë.

Një një analizë të situatës përballë gazetares Jonida Shehu, Dogjani tha se arma e zjarrit përdoret ndaj një sulmi të padrejtë dhe të vërtetë të çastit më kusht që karakteri i mbrojtjes të përputhet me karakterin e sulmit.

“Ngjarjen e kam ndjekur me shqetësim pasi është një çështje shumë e ndjeshme. Është humbja e një jete njeriu. Duke ndjekur lajmet arrita në një konkluzion që kemi të bëjmë me një vrasje shtetërore. Në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me një sulm ndaj një drejtori të Policisë.

Nga ajo që kemi dëgjuar e konsiderova vrasje shtetërore sepse unë e njoh mirë ligjin dhe për përdorimin e armëve të zjarrit. Arma përdoret ndaj një sulmi të padrejtë dhe të vërtetë të çastit më kusht që karakteri i mbrojtjes të përputhet me karakterin e sulmit”, deklaroi Dogjani.

Gjatë bisedës në studio me Jonida Shehun, ai u shpreh se edhe vetë personi që ka bërë vrasjen është pasojë, pasi sipas tij shkak janë përgjegjësit e punonjësve të policisë që i nxjerrin të patrajnuar në terren.

“Merren policë për shkak të bindjeve politike. Si mund të nxjerrësh në rrugë dy policë të rinj, merr një të vjetër dhe të ri. Sot, shefat apo drejtuesit nuk bëjnë një punë profesionale me punonjësit e policisë. Polici e përdor armën kur rrezikohet jo vetëm jeta e tij, por edhe e çdo personi.

Polici edhe gabon, por jo në përdorimin e armës. Polici duhet të udhëhiqet nga parimi i ligjshmërisë dhe humanizmit. Polici sot të ndalon sikur po sheh një kriminel, duhet kuptuar që qytetari është qytetar. Policia duhet të vijë, nga viti në vit, duke u përmirësuar dhe jo duke u përkeqësuar.

Nuk mund të them saktësisht por di që në 2005 deri në 2009 u bënë goditje ndaj grupeve kriminale siç nuk ka pasur ndonjëherë. Sot në 2020 punonjësi i policisë duhet të ketë figurë qytetare. Duhet parë se çfarë rrezikshmërie ka personi, kemi parë që i shoqërojnë në polici se nuk kanë vënë maskën dhe nuk disponojnë mjet identifikimi. Çfarë ka më shumë 21 janari, nga kjo sot. Polici në 21 janar qëlloi sepse u copëtua më gurë. Sot qytetari ikën me vrap dhe qëllohet nga pas kjo është një precedent shumë i rrezikshëm”, sqaroi Dogjani.

Po ashtu ai theksoi se presioni i opinionit publik u arrit të merrej vendimin për policin që vrau 25-vjeçarin.

“Mendoj që tentuan ta zbusin situatën. Shkon në Polici dhe nuk shikon transparenca. Këtu Polici i Shtetit drejtohet si në kohën e diktaturës. Nuk po them të japësh sekrete hetimore, por duhet transparencë ndaj publikut. Nëse nuk do të kishte reagim nga opinioni publik efektivi mund të mos arrestohej.

Shtoj se nëse nuk do të ketë reagime do të mbetet në kuadrin e një polici. Për mua duhet të japin dorëheqjen deri të Ministri i Brendshëm, është vrarë një 25-vjeçar pa faj, pa të drejtë. Unë  e mbroj punonjësin e policisë, por sot e kanë larguar nga objekti i punës së vet.

 Në Greqi është vrarë një fëmijë digjet Greqi çdo vit. Nuk po them t’i nxisim, por duhet të reagojmë që të mos ndodhë më”, tha më tej Dogjani.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore4 orë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore11 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal1 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar1 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike1 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet1 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske1 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar1 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar1 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar1 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook