Lidhu me ne

Kryesore

Mësuesit nga Shqipëria dhe Kosova, të parët në rajon që shkojnë të papërgatitur në klasë

Më shumë se 8% e mësuesve në Shqipëri dhe 10% e mësuesve në Kosovë nuk përgatiten për orët mësimore në klasë. Të dyja shtetet kishin përqindjet më të larta të mësuesve që nuk përgatiten për mësimin në raport me vendet e tjera të Ballkanit dhe nën mesataren e Europës Juglindore, thuhet në raportin përmbledhës. Në të analizohen rezultate e testit PISA 2028 nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Serbia ka përqindjen më të ulët (2%) të mësuesve që vijojnë mësimin në klasë pa përgatitje të posaçme. Ndërsa në raport me rajonin, mësuesit shqiptarë, serbë dhe të malazezë janë më të prirë për t’u adoptuar me metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe me ndryshimin e kurrikulave. Mësuesit boshnjakë dhe ata maqedonas janë më shumë rezistentë ndaj ndryshimeve.

Mësuesit shqiptarë janë të prirur për të pasur takime individuale me nxënësit për nevojat që kanë. Vetëm 2.5% e mësuesve në Shqipëri i refuzojnë këto takime në raport me 7% të mësuesve në Bosnjë, Kosovë dhe Maqedoni. Mësuesit, jo vetëm që duhet të jenë të aftë në metodat pedagogjike, por gjithashtu duhet të kenë këndvështrimin e duhur dhe mentalitetin për të punuar ngushtë me nxënësit në mjedise potencialisht të vështira. PISA 2018 pyeti drejtorët e shkollës për shkallën në të cilën sjelljet dhe praktika të caktuara të mësuesve, të tilla si rezistenca e mësuesve për të ndryshuar, parapërgatitja, mund të krijojnë një klimë të pakëndshme shkollore dhe pengojnë të mësuarit e studentëve.

Krahasuar me standardet ndërkombëtare, mësuesit në shkollat e Ballkanit Perëndimor tregojnë nivele më të larta të mungesave dhe mosgatishmërisë për bashkëpunim. Analiza e OECD tregon se gjetjet e testit PISA për mësuesit në Ballkanin Perëndimor ngrenë shqetësimin se pse mësuesit mund të mos demonstrojnë sjellje profesionale, duke sinjalizuar nevojën për të parë më nga afër kushtet e punës dhe pagës së mësuesve, si dhe përshtatjen e politikave që lidhen me llogaridhënien dhe sjelljen etike të mësuesve.

Të gjitha sistemet arsimore të Ballkanit Perëndimor kanë krijuar standarde të mësuesve për të gjithë sistemin, për të ndihmuar në drejtimin e profesionit. Shumica e këtyre standardeve paraqesin pozitivisht njohuritë dhe aftësitë kryesore pedagogjike. Megjithatë, gjetjet OECD dhe UNICEF kanë zbuluar se shpesh nuk janë të qarta aftësitë që duhet të demonstrojnë mësuesit për standardet e reja të mësimdhënies.

Në Ballkan nuk ka stimuj për mësuesit që kanë një karrierë bazuar në standarde. Për shembull, Serbia ka një strukturë karriere të bazuar në merita për mësuesit, por standardet e mësuesve nuk përdoren qartë si referencë në vendimet e ngritjes në detyrë, as nuk janë përdorur për t’u shpërblyer me pagë më të lartë./Monitor

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix8 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar8 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar8 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore8 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar9 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix10 orë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix10 orë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix10 orë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix10 orë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook