Lidhu me ne

Kryesore

Media rrit audiencën e vet në kurriz të shëndetit tonë

Shoqëria e Spektaklit dhe Telekomanda

*Nga Endri Shabani

Konkurenca për reklama i vendos mediat dhe gazetarët në një presion të vazhdueshëm për audiencë. Numri i klikimeve apo grafikët e audiencës janë kthyer në instrumentin kryesor matës të punës së tyre, madje edhe të peshës së një gazetari apo emisioni.

Për pasojë gazetarët janë në kërkim të vazhdueshëm të diçkaje që tërheq vëmendjen tonë.

Fatkeqësisht vëmendjen tonë e tërheqin gjërat negative, të cilat zgjojnë instiktet bazë: si frika, ankthi dhe inati.

Prandaj media promovon vazhdimisht ngjarje si vdekje, vrasje, sëmundje, tragjedi, krim dhe sherr. Të gjitha këto na japin një ndjesi që bota është e pasigurtë, por na mbajnë të lidhur tek televizori (dhe të blejmë më shumë).

Nga ana tjetër, media përpiqet të na argëtojë, sepse jeta jonë është monotone, gjë që lidhet edhe me mënyrën se si organizohet puna në një kohë dhe sistem si ky ku jetojmë.

Kështu që, media e trajton gjithçka si spektakël: politikën, sëmundjen, ekonominë dhe problemet sociale. Të gjitha trajtohen në një mënyrë të shpejtë dhe sipërfaqësore, aq sa për të tërhequr vëmendjen, pa arritur të shpjegojnë asgjë me themel.

Rezultati pastaj është që në një pandemi si kjo, merr vëmendje qendrore një person si ky, i cili është e paqartë çfarë formimi ka, përveç aftësisë për të lexuar në google.

Avantazhet e tij janë që thotë gjëra që të shokojnë, jep shpjegime të thjeshta për fenomene të komplikuara, dhe i lidh gjërat me fantazi duke u bërë interesant.

Ndërsa mjekët dhe shkencëtarët marrin rol sekondar. Ata vërtet kurojnë përditë pacientët në spital, apo studiojnë gjithë ditën viruset në laborator, por ata janë të mërzitshëm me informacionin që japin, dhe shpesh nuk i shpjegojnë dot fenomenet që janë ende duke u studiuar.

Problemi me këtë “shoqëri spektakli” nuk është kur ky thotë se zv/presidentja e Amerikës do të vdesë, që bota qeveriset nga zhapikët apo që ne do mbetemi pa internet. Deri në atë pikë, fantazitë e tij nuk i bëjnë dëm njeriu.

Problemi është kur ai futet në fushën shëndetësore dhe merr guximin t’u thotë të sëmurëve me kancer “mos bëni kimioterapi”, apo të tjerëve “mos bëni vaksina”. Atëhere ai kthehet në një rrezik për shëndetin publik.

Në këtë pikë, media e rrit audiencën e vet në kurriz të shëndetit tonë, sepse shumë njerëz vulnerabël psikologjikisht, i besojnë këto hajvanllëqe, dhe sillen në bazë të tyre.

Psh një njeri që nuk beson se virusi ekziston, nuk përdor maskë, duke e përhapur virusin për vete dhe për të tjerët. Një njeri që nuk beson tek vaksina nuk vaksinohet, duke ia zgjatur jetën kësaj pandemie, dhe duke rikthyer sëmundje që ishin zhdukur prej shekujsh. Gjithashtu një njeri që nuk beson tek kimioterapia nuk merr trajnimin e nevojshëm duke rrezikuar jetën.

Unë kam njohur njerëz që kanë paguar nga 300 Euro për t’u shëruar nga Covid-19 tek “mjekët popullor”, të cilët janë thjeshtë sharlatanë të promovuar nëpër emisione shumë të ndjekura televizive.

Duke e kuptuar presionin e gazetarëve për audiencë, mendoj që në një situatë si kjo që po kalojmë, ku përditë po humbasim njerëz që i duam, është e turpshme dhe e papranueshme që media dhe gazetarët të jenë indiferentë për pasojat e punës së tyre.

Një gjë e tillë nuk duhet të lejohet të vazhdojë kështu as edhe një sekondë më tepër, dhe secili prej nesh ka një armë të fuqishme në dorë: telekomandën…

Konspiracionisti, Alfred Cako u bëri thirrje të dielën në një program televiziv të sëmurëve me kancer mos të bëjnë kimioterapi

*Shabani është drejtues i lëvizjes politike “Nisma”

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook