Lidhu me ne

Kryesore

Fshehin vdekjet, se duan të këndojnë suksesin mbi pandeminë!

A duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor? Ja çfarë thotë Sali Berisha |  BoldNews.al

Nga Sali Berisha

E premtja e djeshme u cilësua nga mediat si e premte e zezë, pasi rastet e të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19 të 24 orëve që u njoftuan pardje, ishin ndër më të lartat. Kështu, u njoftuan 18 viktima nga koronavirusi, vetëm nga spitalet COVID të Tiranës dhe vetëm sa shpall kryepidemiologu i Surrelit, i cili fsheh siç është faktuar:

1 – 50% të vdekjeve nga COVID-19 në spitalet COVID.

2 – Të gjitha vdekjet nga COVID në spitalet e tjera të rretheve apo të Tiranës.

3 – Të gjitha vdekjet në shtëpi nga COVID-19 dhe që janë më shumë se sa ato spitalore.

Për ata, të cilët shtrojnë pyetjen pse fshihen vdekjet nga Edvin Hajduti, ju bëjmë me dije se vdekjet fshihen nga ai vetëm e vetëm për të fshehur dështimin e plotë në menaxhimin e pandemisë së COVID-19 nga kryepidemiologu injorant i Surrelit dhe Ndrikull Hajnia, të cilët duan të këndojnë suksesin duke fshehur numrin e të vdekurve, tregues kryesor ky i menaxhimit të pandemisë.

Pardje, ishte një e premte e zezë në administrimin e pandemisë nga kryepidemiologu tutkun i Surrelit dhe ndrikull Hajnia, sepse dje ata me vetëm 2264 testime shpallën 801 raste të infektuara, pra ata gjetën në 2264 testime, pozitivitetin më të lartë në botë!

Në rast se ata do të testonin sipas standartit të OBSH’së, ata sot duhet të kishin bërë së paku 8200 testime dhe pa diskutim do të kishin gjetur së paku 1600 raste me COVID-19.

Kështu që sot mbi 1000 raste me COVID-19 u lanë qëllimisht pa zbuluar dhe të lirë për të infektuar mijëra të tjerë, vetëm e vetëm që kryepidemiologu i Surrelit të fshehë numrin e vërtetë të rasteve të infektuara në 24 orë nga COVID-19 dhe të mashtrojë shqiptarët dhe botën se në Shqipëri, pandemia është në kontroll të plotë.

Mirëpo, testimi është diagnozë, është mjekim, është shpëtim jete, është parandalim dhe mbrojtje nga infeksioni.

Për të gjitha këto, lënia me qëllim pa e zbuluar e COVID-19 është një krim i rëndë dhe i shëmtuar që kushton çdo ditë më shumë jetë njerëzish. Pavarësisht nga të gjitha këto, Edvini nuk heq dore nga testimi i kufizuar, vetëm e vetëm për të ulur artificialisht numrin ditor dhe atë në tërësi të të infektuarve që janë dhe tregues kryesorë të menaxhimit të pandemisë.

Kështu që njëlloj si me fshehjen e vdekjeve nga COVID-19, ai fsheh dhe numrin realë të të infektuarve nga ky virus, veç për të kënduar kështu suksesin imagjinar në kurriz të shëndetit dhe jetës së qytetarëve.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe manipulimin skandaloz dhe me pasoja kriminale për shëndetin dhe jetët e njerëzve, të shifrave, vdekjeve dhe infeksioneve nga COVID-19 në vend dhe i bëj thirrje OBSH të vendosë në vëzhgim të rreptë menaxhimin katastrofal të pandemisë së COVID-19 nga Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia në Shqipëri.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook