Lidhu me ne

Kryesore

Ermal Mamaqi: Ju njerëz jeni të çuditshëm, mua më kanë trajnuar mjeshtra si Vasil Naçi

Pas kritikave të shumta që ka marrë në rrjet lidhur me trajnimet që kërkon t’u bëjë shqiptarëve për t’u mësuar se “si të jenë të sukssesshëm”, ka reaguar aktori i humorit dhe bizmesmeni Ermal Mamaqi.

Ai thotë se trajnimet e tij janë shumë herë më të lira, se sa do vlenin po të bëheshin në vende të tjera, ndërsa thekson se është trajnuar dhe çertifkuar nga njerëz që janë autoritet në këtë industri. Ndërsa ta ai veçon Vasil Naçin.

“Për ju që nuk e dini, kam mbi 10 vjet që studioj këtë Filozofi të Vetëzhvillimit dhe Motivimit. Jam trajnuar, certifikuar nga njerëz që janë Autoritet në këtë industri, që nga Vasil Naçi e deri te më të mirët e Planetit, si Tony Robbins, Brian Tracy etj.

Uroj të çliroheni nga ky ankth që ju ka kapur nga kjo që po bëj, pasi duhet të kuptoni që asgjë e keqe nuk do t’ju vijë…”-shkruan Mamaqi.

Ai më pas nis e shpjegon trajnimet që bën ndërsa i fton shqiptarët që të bëhen pjesë e trajnimit të radhës që mbahet në datat 12 dhe 13 dhjetor, që sipas tij kanë ndryshuar jetët e 2 mijë personave.

Ky reagim vjen pasi ditët e fundit u shpërnda në rrjet një “paketë për fomim profesional” për 1 vit e Ermal Mamaqit, që kushtonte 24 mijë euro. Për këtë, Mamaqi mori shumë komente dhe mesazhe urrejtjeje në rrjet, mbi të gjitha duke i vënë në dyshim aftësitë e tij profesionale dhe edukimin për këto lloj trajnimesh.

Fotoja virale në rrjet

Mamaqi thotë se çmimi i vërtetë është 7890 euro + TVSH dhe jo ai që ka qarkulluar në medie.

MESAZHI I PLOTË I MAMAQIT

Ne Shqiptaret jemi Fantastik.

Nese merresh me droge, ben vrasje, vjedhje, korrupsion per ty thone, “Hallall ja bofte Zoti”.

Ama nese mbledh disa njerez dhe ndan me ta se si te tjeret mund te prodhojne sukses, atehere ke bere Blasfemi, dhe do vendosesh ne shenjester.

E para Trajnimi 1 Vit per Sukses kushton 7,890 + Tvsh por Vlen me shume se 39.000 euro(link në bio). Vetem 1 nga Trajnimet e Biznesit qe kam bere kushton mbi 10K.

Eshte nje Pakete me trajnime nga me te ndryshmet dhe perbehet nga disa nga profesionistet e Shitjes, Marketigut, Meditimit dhe Vetezhvillimit. Dhe takimet me mua dhe Profesoret jane cdo jave.

Qesha shume dje me miqte e mi…

Per ju qe nuk e dini, kam mbi 10 vjet qe studioj kete Filozofi te Vetezhvillimit dhe Motivimit. Jam trajnuar, Certifikuar nga njerez qe jane Autoritet ne kete industri, qe nga Vasil Naci e deri te me te miret e Planetit, si Tony Robbins, Brian Tracy etj.

Uroj te cliroheni nga ky ankth qe ju ka kapur nga kjo qe po bej, pasi duhet te kuptoni qe asgje e keqe nuk do t’ju vije…

Është si të mërzitesh për dikë që mbledh disa pofesor kuzhine dhe ben nje kurs per gatimin.

Ju tregoj nje fakt personal…

Ne te gjithe punet qe kam bere kryesisht artistike kam vendosur gjithmone nje sukses ose rekord dhe gjithmone ne fillim dikush ose te gjithe thone Parrullen : U bo ky…Ky qe ishte kamarier, ose ky qe ishte DJ.

Dhe e thone si te ishte turp. Ne fakt per mua eshte krenari dhe nje nga pikat me te forta qe provoj qe keto formula suksesi qe mesojme, funksionojne. Dhe në fakt 98% e njerëzve të suksesshëm dhe të pasur vijnë nga 0.

Dikush qe eshte shume i pasur, nuk di si te flase ne publik. (kete mesojme ne)

Dikush ka shume vlera/aftesi dhe nuk di si t’i shese ose te prodhoje biznes. (kete mesojme ne)

Dikush do te mesoje si ta filloje rrugen e permiresimit. (kete mesojme ne)

Dikush do te mesoje si jete i lumtur me ate qe ka. (kete mesojme ne)

Ju ftoj qe te beheni pjese e Trajnimeve tona te Suksesit per Seancen Falas dhe nese ju pelqen mund te beheni pjese e Trajnimit *Mendo, Ndrysho, Fito* qe do te jete online ne dt 12 dhe 13 Dhjetor. Nje Trajnim qe ka transformuar jetet e me shume se 2000 Personave.

Shihemi në majë të suksesit.

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix5 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix5 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix5 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix5 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook