Aktualitet
Basha: Rama nuk merret me njerëzit por me memet
Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se nuk punon por merret me meme. Në një postim në Twitter, të enjten Basha shkruan se Rama duhet t’i japë ndihmë financiare për qytetarët.
“Nuk jep ndihmë financiare për shqiptarët në këto ditë të vështira, por përpiqet tu mbyllë gojën kritikëve. Nëse gjithë kohën dhe paratë e harxhuara për të fshehur të vërtetën e dështimit me pandeminë dhe krizën, do ti kishte shpenzuar për të ndihmuar shqiptarët, Shqipëria nuk do të ishte sot vendi me ndihmën më të ulët ekonomike, shpenzimet më të ulëta shëndetësore dhe papunësinë më të lartë”.
Ai tha se Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim në 7 vite.