Aktualitet
32 vite në skenë/ Rrëfehet Altin Shira: Kam martuar shumë breza, shqiptarët kanë qenë më dorëlëshuar
Këngëtari i njohur, Altin Shira, ka plot 32 vite në skenë dhe i ka dhuruar publikur shumë hite të cilat dëgjohen ende nga shqiptarët.
I ftuar në emisionin “Abc e Mëngjesit”, Altin ka treguar se muzikën e ka pasur pasion dhe ka treguar se për 32 vite ka kënduar në dasma duke rrëfyer se në atë kohë shqiptarët kanë qenë më dorëlëshuar.
“Muzikën e kam të trashëguar. Unë kam edhe dy vëllezër të tjerë dhe një motër. Në atë kohë filluan edhe vëllezërit, por u tërhoqën. Ndërsa unë e kam pasur shumë pasion”, tha Shira.
Më tej, këngëtari ka rrëfyer se ka martuar shumë persona, madje dhe breza të ndryshëm nga e njëjta familje
“Nuk mbahet mend sa njerëz kam martuar, llogarite 30 e ca vite. Një ditë më kërkojnë të isha në një dasmë, unë nuk e njihja të zotin e shtëpisë. Më takoi më thanë që në 94 martova babain, ndërkohë më ftoi të martoja vajzën. Shumë e bukur të martosh brezat”. Altini nuk ka mbetur pa kujtuar edhe kohët e shkuara: “Fitonim më shumë atëherë. Kanë qenë më dorë lëshuar shqiptarët atëherë”.