Lidhu me ne

Kryesore

Rama: Jam rastësisht në politikë, isha i përmbushur si piktor

Rama: Jam rastësisht në politikë, isha i përmbushur si piktor

Kryeministri Rama ka deklaruar, të martën, se është rastësisht në politikë dhe se pushteti nuk ka qenë ambicia e tij.

Në një intervistë dhënë për gazetën franceze Forbes, Rama tha se gjatë gjithë jetës është ndjerë i përmbushur nga jeta ime si artist:

“Jam një politikan rastësor! Gjithmonë jam përmbushur nga jeta ime si artist, piktor dhe profesor i Arteve të Bukura, aq sa kurrë nuk kam pasur ambicie për të ushtruar profesionin e kryeministrit!”

Rama vazhdoi rrëfimin e tij duke theksuar se ka ‘hezituar për një kohë të gjatë’ për tu bërë pjesë e politikës, pavarësisht ofertave. Por ishte ideja për tu ndjerë i dobishëm për vendin e vet ajo që e shtyu t’i hynte politikës:

“Unë hezitova për një kohë të gjatë para se të hyja në politikë kur më ofruan një post ministror. Më në fund, u nxita nga ideja e të ndjerit i dobishëm për vendin tim: Shqipëria kishte një të kaluar shumë të vështirë, më e vështira nga të gjitha vendet komuniste, kështu që unë isha i etur të merrja pjesë në rinovimin e saj, në marshimin drejt progresit dhe lirisë.”

Ai theksoi se citimi i presidentit francez Mitterrand për ”vetminë e udhëheqësit” është i vërtetë, pasi ata që janë në pushtet nuk kuptohen nga të tjerët.

Rama tha se kur ishte kryebashkiak nuk haste kaq shumë kritika sa tani që është kryeministër:

“Kur kam qenë kryetar i bashkisë së kryeqytetit Tiranë, nuk përballesha me të njëjtat përgjegjësi dhe të njëjtat kritika. si Kryeministër, unë jam më i ekspozuar ndaj jopopullaritetit sepse bëhet fjalë për fillimin e reformave strukturore në nivel kombëtar.

Do të huazoj një citim tjetër nga presidenti Mitterrand i cili ka folur, dhe me të drejtë, për ‘vetminë e udhëheqësit’.

Ishte e vërtetë dje, është e vërtetë edhe sot.”

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Jay Z dhe Beyonce kërcënohen me jetë

Jay-Z dhe Beyoncé janë në gatishmëri të lartë pasi morën kërcënime me vdekje pas rrëzimit të padisë për përdhunim kundër...

Mix15 orë më herët

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga kafeina

Kafeina mund të jetë një dozë energjike magjike që ju ndihmon të zgjoheni në mëngjeset tuaja, por për disa njerëz,...

Mix15 orë më herët

Çiftet e martuara që qëndrojnë çmendurisht të dashuruar për dekada, shfaqin këto 6 tipare

Jo të gjitha marrëdhëniet janë të bukura dhe me shkëlqim përgjithmonë. Shumë njerëz heqin dorë nga marrëdhënia e tyre pasi...

Mix16 orë më herët

Letra e shkruar nga Isaac Newton në 1704 parashikon DATËN e saktë të fundit të botës

Një letër nga shkencëtari i njohur anglez Sir Isaac Newton parashikonte se kur do të përfundonte bota siç e njohim...

Radar16 orë më herët

Berisha: Vrasja e Mehmet Shehut e ka një ngjashmëri me rastin e Veliajt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se ka një ngjashmëri mes vrasjes së Mehmet Shehut dhe arrestimit të...

Radar16 orë më herët

Arresti për Veliajn, i jashtëzakonshëm?! SPAK: 236 arreste për 2024-n

Ku qëndron pra e jashtëzakonshmja në praktikën e SPAK pêr zyrtarët? Askund veç faktit që u dogj një karrierë politike...

Mix16 orë më herët

Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën

Përpara se të përfshiheni kokë e këmbë në një lidhje të re, kini parasysh që yjet mund të kenë planifikuar...

Radar16 orë më herët

Nisma “Sy m’Sy” në gjithë Shqipërinë; a po kopjon Rama sloganin “Cep më Cep” të Albin Kurtit?

Edi Rama dhe Albin Kurti Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se së shpejti do të nisë maratona...

Mix16 orë më herët

Rolls-Royce prezanton modelin më të fuqishëm të historisë së vet, për 370 mijë euro

Rolls-Royce ka nxjerrë në shitje modelin më të fuqishëm të historisë së vet, Black Badge Spectre, një supermakinë elektrike që kushton rreth...

Radar16 orë më herët

“Shumica e vajzave shqiptare duan meshkujt e fortë, admirojnë banditët”

“Shumica e vajzave preferojnë meshkujt e fortë” – Kështu u shpreh psikologia Aurela Agalliu. Teksa u diskutua mbi krimet e...

Facebook